1.2 C
Priština
More

    Përgatituni për shtatëzani të shëndetshme

    spot_imgspot_img

    Për shtatëzani të shëndetshme duhet të filloni të mendoni edhe para së të mbesni shtatzënë. Ju sellim këshillat se si ta përgatisni trupin tuaj për shtatëzani.

    E para që duhet të bëni atë moment që filloni të planifikoni shtatëzaninë është të vizitoni mjekun i cili do të ju tregojë në çfarë gjendje është trupi juaj dhe do ju këshillojë çfarë duhet të bëni që organizmi juaj në mënyrën më të mirë të presë atë për çfarë po përgatiteni.

    Nëse keni ndonjë prej problemeve siç është trashësia, shtypje të lartë të gjakut apo diabet, bisedoni me ekspertët që gjendjen tuaj ta vëni nën kontroll para se të mbesni shtatzënë.

    Suplementet paranatale, siç është acidi folik, do të duhej të filloni t’i merrni para se të mbesni shtatzënë sepse kjo ju rrit shanset për të mbetur.

    Acidi folik është shumë i rëndësishëm për parandalimin e mangësive, siç janë spina bifida e cila zhvillohet në stadin e hershëm të shtatëzanisë. Do ju nevojiten edhe rreth 400 mg kalcium në ditë. Këshillohuni me mjekun që t’ju shkruaj multivitamina që do ju sigurojnë të gjitha vitaminat e mineralet e nevojshme.

    Kur është ushqimi në pyetje, edhe në këtë segment do të duhet të keni vëmendje para se të mbesni shtatzënë. Le të jetë ushqimi juaj i përfshirë nga perimet e gjelbra, me proteina dhe ushqime dietale.

    Aktiviteti fizik i rregullt është shumë i rëndësishëm për shtatëzaninë tuaj të ardhshme dhe do të duhet që rregullisht ta praktikoni. Nëse deri tani nuk keni ushtruar, planifikimi i shtatëzanisë është koha e shkëlqyeshme të filloni. Për ushtrimet të cilat më së shumti do ju ndihmojnë që trupin ta përgatisni për shtatëzani këshillohuni me mjekun.

    Nëse e pini cigaren tani është koha e përkryer që të vendosni ta hiqni këtë shprehi të keqe dhe mos prisni në momentin e fundit kur bebja është duke ardhur. Konsumimi me kufi i pijeve alkoolike është në rregull, por mos e teproni. Në shumicën e rasteve mjekët as gjatë shtatëzanisë nuk e ndalojnë alkoolin dhe kohë pas kohe një gotë vere pas buke është e pranueshme. Por para se të filloni, paraprakisht këshillohuni me mjekun. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...