Bleni vehtes orë cilësore, kapelë dhe çantë dhe gjithnjë qëndroni zonjë
Nëse keni tridhjetë e më shumë vite, dhe nuk e dini këtë fshehtësi të çdo gruaje, është koha që tani ta zbuloni atë. Gjegjësisht, sekreti i dukjes së mirë dhe ndjekja e modës qëndron në atë se keni disa gjëra të vogla, në të cilat duhet investuar, kurse të gjitha të tjerat janë vetëm nuanca që i ndryshoni.
Këpucë klasike
Jeni tip i cili veshë taka të larta apo këpucë të sheshta, është e rëndësishme që t’i zgjidhni ato që janë të dizajnuara mirë dhe që ‘nuk ju kalon koha’.
Kostum
Edhe në qoftë se punoni në një mjedis ku mund të visheni më lehtë, në dollap thjesht duhet të keni të paktën një kostum i cili ju përshtatet mirë. Me të do të dukeni elegant, por edhe profesional në rast se duhet të shkoni në një takim biznesi apo intervistë për punë.
Orë dore
Kurseni dhe bleni vehtes orë dore të bukur dhe klasike e cila gjithmonë do të duket mirë në dorën tuaj në vend që çdo sezon të hudhni para për orë trendi.
Buzëkuq
Nuk duhet ta përdorni çdo ditë, por çka mund ta bëjë gruan më elegante se buzëkuqi?!
Parfum
Edhe nëse nuk jeni një adhurues i parfumit, gjeni një losion për trup ose xhel për dush që do të jetë nënshkrimi juaj personal.
Çanta
Investoni të paktën për një lloj çante elegante dhe klasike e cila kurrë nuk do të dalë jashtë mode.
Pallto dimërore e klasit të parë
Me ngjyra neutrale dhe material të cilësisë së lartë do të ju shërbejë për etapa të gjata dhe do ta keni atë për vite me rradhë.