Për të gjithë adhuruesit e kuzhinës italiane, një recetë për lazanjë shtëpie me mish të grirë dhe perime.
Përbërësit:
- 4 lugë vaj ulliri
- 4 celer
- 2 karrota
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- Një tufë rozmarinë
- 700 gr. Mish të grirë
- 1 gotë verë të kuqe (750 ml)
- 400 gr. Pure domatesh (2 konzerva)
- 200 ml supë viçi
- Kripë
- Piper i bluar
Për salcën beshamel:
- 1 litër qumësht
- 2 gjethe dafine
- ¼ e qepës
- Pak arrë moskate
- 50 gr. Gjalpë
- 50 gr. Miell
- Paketim i pastave për lazanjë
- 125 gr. Djath mocarela
- Parmezan i grimcuar
- Piper i zi
- 2 lugë gjalpë
Përgatitja:
- Ngrohni furrën në 180 gradë.
- Për përgatitjen e salcës fillestare ngrohni vajin e ullirit, hidhni celerin e grirë, karrotat dhe qepën. Gatuani rreth 15 minuta derisa masa të zbutet dhe fitojë ngjyrë të artë. Shtoni rozmarinën dhe hudhrën e grirë dhe vazhdoni edhe pak me fërgimin.
- Shtoni mishin e bluar deri sa të avullohet tërë uji nga tigani.
- Shtoni sasinë e verës rreth 400 ml dhe përzieni mirë, lëreni në ngrohje për rreth 45 minuta.
- Pasi të largohet sasia e alkoholit nga vera, shtoni supën e viçit dhe purenë e domateve. Lëreni të përgatitet për rreth 2 orë. Shtoni kripë dhe biber sipas nevojës dhe shijes.
- Për salcën beshamel, hidhni qumështin në tenxhere, shtoni gjethet dafine, qepën e grirë imët dhe spërkatni pak me arrë moskate. Lëreni që të vlojë.
- Në një enë tjetër, shkrini gjalpin dhe shtoni miellin. Përzieni mirë rreth 2 minuta. Largoni qumështin nga ngrohja dhe gradualisht shtoni sasinë e miellit me përzierje të vazhdueshme.
- Pastën e lazanjave zieni në ujë të kripur për rreth 3 minuta. Në fundin e enës ku do të renditni pastën e lazanjës, hidhni pak salcë beshamel, më pas renditni koret, pastaj parmezan dhe mocarelën e prerë në copa të vogla, shtoni kripë dhe biber e më pas mishin. Përsëritni procedurën deri në përfundim të përbërësve. Në fund, në krye shtoni disa copëza gjalpë dhe pjekni në furrë për rreth 30 minuta.