-0.4 C
Priština
More

    ANTIBIOTIKËT – çfarë duhet ditur për to?

    spot_imgspot_img

    PYETJE

    • Cka janë antibiotikët?
    • Si t’i përdorim antibiotikët?
    • Pse antibiotiku nuk është i dobishëm në shërimin e kollit dhe ftohjes?
    • Cfarë të bëjmë nëse ftohja nuk ju kalon pa antibiotik?
    • Pse nuk duhet të marrësh ‘për çfardo rasti’ antibiotik?
    • Cilat bakterie janë rezistente ndaj antibiotikëve?
    • Si mund të parandalojmë zhvillimin e bakterieve nga antibiotiku?

    PËRGJIGJET

    Cka është antibiotiku?

    Antibiotikët janë barëra antimikrobal të cilët mbysin dhe parandalojnë rritjen e bakterieve edhe disa infeksioneve këpurdhore. Përdoren për shërimin e infeksioneve bakteriale, infeksione këpurdhore dhe atyre nga parazitët, derisa në viruse nuk bëjnë dobi. Antibiotikët kanë efekt shërues në infeksione dhe mund të shpëtojnë jetë. Nëse nuk merren në mënyrë të rregullt, antibiotikët shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi.

    Si ta përdorim antibiotikun?

    Antibiotikët mund të merren nëpër barnatore VETËM me reçetë të mjekut, që do të thotë se mund të merren vetëm atëherë kur mjeku ju rekomandon. Antibiotikët mos i ndani me dikë tjetër.

    E rëndësishme është që antibiotikët të merren deri në fund të periudhës së caktuar nga mjeku, e jo të ndërpriten në gjysëm,  zakonisht si të shihni që keni bërë më mirë. Nëse më heret i ndërpresim antibiotikët, bakteriet e mbetura aktivizohen. Antibiotikët kanë efekt në infeksione bakteriale nëse mirren:

    • Në dozë të saktë
    • Në orarë të caktuar
    • Mjaftueshëm gjatë

    Pse antibiotiku nuk është i dobishëm në shërimin e kollitjes dhe ftohjes?

    Antibiotiku bën dobi vetëm për bakterie, jo në viruse. Infeksionet virusale janë më të shpeshta se ato bakteriale. Viruset janë shkaktarë të ftohjes, gripit, dhimbjes së fytit, ndezjes së sinuseve dhe kollitjes. Kollitja dhe dhimbja e fytit në të shumtën e rasteve janë simptoma të infeksioneve virusale dhe antibiotikët nuk mund të ndihmojnë në shërim, por as në lehtësim të simptomeve.

    Çfarë të bëjmë nëse ftohja nuk kalon pa antibiotikë?

    Kjo do të thotë se asnjëherë nuk keni provuar që ftohjen ta kaloni pa antibiotikë. Shkaktar i ftohjes është virusi në të cilin antibiotiku nuk bënë punë. Disa simptoma të virozës dhe ftohjes mund të zgjasin më shumë edhe se një javë, kolla mund të zgjasë edhe deri në tre javë. Antibiotiku nuk do të ndihmojë në shërim.

     Pse ‘për cfar do rasti’ nuk duhet të mirrni antibotik?

    Antibiotiku nuk do të ndikojë në viruse e as nuk do të lehtësojë simptomat. Antibiotikët mund të shkaktojnë efekte anësore. Më së shpeshti barkqitje, mundim. Nëse merrni shumë shpesh antibiotikë dhe në mënyrë jot ë rregullt, bakteriet në to bëhen rezistuese.

    Cili është reziku nga antibiotikët?

    Antibiotikët mbysin shumicën e bakterieve, por disa bakterie arrijnë të zhvillojnë mbrojtjen e tyre dhe antibiotikët në to nuk bëjnë dobi. Sa më shpesh që merren antibiotikët, më e madhe është mundësia që bakteriet të rezistojnë. Sot ekzistojnë bakterie që janë rezistuese në shumë antibotikë dhe këtyre bakterie dijnë seriozisht t’i bëjnë dëm shëndetit, por edhe të rrezikojnë jetën tuaj.

    Si mund ta parandalojmë zhvillimin e rezistencës ndaj antibiotikëve?

    Zhvillimi i rrezistencës ndaj antibiotikëve nuk mund totalisht të parandalohet, por mund ta ngadalësojmë me marrjen e rregullt të antibiotikëve: Vetëm me rekomandim të mjekëve.

    Për të mbajtur mend:

    • Antibiotikët nuk janë barëra për shërim të gripit dhe ftohjes
    • Antibiotikët nuk janë barëra për çdo dhimbje të fytit
    • Antibiotikët shërojnë infeksionet bakteriale, por jo viruset
    • Antibiotikët nuk janë barëra për ulje të temperaturës
    • Marrja e antibiotikëve pa orar zvogëlon mundësinë për shërim
    • Antibiotiku merret vetëm me rekomandim të mjekut
    • Marrja e parregullt të antibiotikëve shkakton bakterie shtesë
    • Marrja e antibiotikëve nuk do të shërojë ftohjen
    • Antibiotikët merren në afat të caktuar dhe doza duhet të merret e tëra.
    • Antibiotikët shpesh përdoren kot,  si për ftohje, gripa dhe kollitje
    • Mos e ndani antibiotikun me të tjerët, ky është bar vetëm për ju
    • Përdoreni të gjithë dozën e antibiotikëve, mos e ruani për më vonë

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...