Koreanet janë të njohura për lëkurën e fytyrës më të bukur në botë. Çmimi i kësaj është përdorimi i 15 produkteve në ditë. A i’a vlenë?
A nuk është losioni njejtë sikur tonik? Çka është essence? A janë të nevojshme edhe kremat për fytyrë dhe SPF, por edhe dy pastrues dhe maskat për fytyrë? Dhe në fund të fundit, a është e tërë kjo fare e nevojshme? Për momentin në botë kurimi i lëkurës sipas modelit të grave nga Korea është shumë i popullarizuar.
Rutina e tyre është e njohur për të qenë e komplikuar dhe përmban një numër të produkteve. Por mjafton vetëm një vështrim në gjendjen e lëkurës së tyre për tu shqyrtuar seriozisht e tërë procedura – një lëkurë që shkëlqen, afatgjatë-rinore dhe e fortë flet vetë për veten. Sa i përket kujdesit, ekziston një rregull i përgjithshëm: duhet filluar me strukturë më të hollë, më të lëngshme dhe vazhduar gradualisht me më të pasura dhe më të rënda.
Mëngjes
Hapi i 1: Pastrues apo ujë
Më mirë do të ishte të pastroheni me ujë. Nëse natën e kaluar fytyra është trajtuar drejtë nuk ka nevojë për pastrim më të thellë. Nëse ka nevojë, përzgjedhja më e mirë është produkti sa më i butë, gjegjësisht qumësht apo kremë.
Hapi i 2: Tonik
Produkti shërben për të pastruar më tej lëkurën, balancojë nivelin e PH që të mos shkaktohet tharja e lëkurës. Ndihmon në thithjen më të mirë të produkteve tjera.
Hapi i 3: Losion/Essence
Bëhet fjalë për produkt hibrid mes tonik-ut dhe serum-it. Ky është faktorë kyç i bukurisë koreane sepse e hidraton jashtëzakonisht fytyrën dhe aplikohet me prekje gishtash.
Hapi i 4: Serumi
Varësisht nga nevoja, këto produkte mund të janë kundër plakjes, për hidratim, kundër hiperpigmentimit, kundër puçrrave, … Sasia e madhësisë së bizeles mjafton.
Hapi i 5: Krema për trajtimin e lëkurës rreth syve
Lëkura më e hollë në fytyrë kërkon trajtim të posaçëm. Në kapakët e syve nuk ka gjëndrra yndyrore, ashtuqë rrudhat paraqiten më së pari këtu. Duhet aplikuar kremën nga gropat e syve, mbi tëmblat, drejtë kanalit të lotëve, e deri mbi qepallën e sipërme.
Hapi i 6: Krema ditore për fytyrë
Ky produkt duhet të ishte nga seria e njejtë e serumit. Krema në përgjithësi shërben për të mbrojtur mekanikisht fytyrën dhe e mban të hidratuar gjatë gjithë ditës.
Hapi i 7: Krema me UV- mbrojtës
Pa marrë parasysh a është verë apo dimër, kremën mbrojtëse nuk duhet shmangur sepse parandalon plakjen e parakohshme, por edhe njollat nga dielli dhe lishat.
Mbrëmje
Hapi i 1: Pastrues yndyrnash
Grimin duhet pastruar plotësisht nga fytyra, kurse pastruesit e yndyrnave janë të njohur si tretës të shkëlqyer dhe se grimin e heqin në mënyrë më pak invazive.
Hapi i 2: Pastrimi i dyfishtë
Më mirë të parandalohet se sa të shërohet. Pastruesi me bazë ujin i pastron edhe njollat më të vogla të yndyrës dhe grimit të mbetur.
Hapi i 3: Piling
Dy herë në javë duhet pastruar shtresën e qelizave të vdekura nga fytyra. Nëse piling është shumë i dobët mund të bëhet edhe më shpesh.
Hapi i 4: Tonik
E mendoni lëkurën tuaj si shpuzë – më lehtë i thithë produktet nëse është pak e lagësht.
Hapi i 5: Ampulat
Trajtimet superintenzive të ngjashme me serumet të cilët përmbajnë madje edhe numër më të madh të përbërësve aktiv të cilët e rigjenerojnë lëkurën. Përdoren me kohë të caktuar që t’i kthejmë lëkurës atë që i mungon (gjallërinë, lagështinë).
Hapi i 6: Maska për fytyrë në leckë
Bëhet fjalë edhe për një vlerë të mënyrës së trajtimit korean. Trajtimi i qetë pesëmbëdhjetë-minutësh ushqyes të cilin duhet praktikuar dy-tri herë në javë. Pas përdorimit produktin duhet masazhuar në fytyrë, nuk duhet larë.
Hapi i 7: Krema për trajtimin e lëkurës rreth syve
Hapi i 8: Krema e natës për fytyrë
Është më e pasur se krema e ditës dhe qëllimi i saj është rigjenerimi i lëkurës gjatë fjetjes.