Nëse ende nuk e keni zotëruar teknikën më të mirë dhe më të shpejtëtëmundshme për ta hekurosur një këmishë, lexoni më poshtësi mund ta bëni lehtë këtë process të lodhshëm dhe të vështirë për të gjitha femrat.
Filloni hekurosjen nga jaka në pjesën e pasme, e më pas hekurosni edhe pjesën e jakës nga para. Më pas, hekurosni mëngët apokrahët, duke filluar nga njëra anë e më pas duke kaluar tek ana tjetër.
Për të shmangur vijat e thyera, mbështillni një peshqir dhe futeni brenda mëngëve të këmishës, e më pas hekurosni pa merakun se mund të leni këmishën e zhubrosur. Pjesën e përparme të mëngës apo krahut hekuroseni duke filluar nga poshtë e deri te supet lart, dhe tentoni të hekurosni mirë hapësirën ndërmjet kopsave të këmishës.
Në fund fare, hekurosni pjesën e përparme dhe të pasme të këmishës si dhe tërë hapësirën e brendshme të saj.
kosovarja.ch