-0.8 C
Priština
More

    Vaskë që shkëlqen pa shumë kimikate: Eliminoni shtresat e pakëndshme!

    spot_imgspot_img

    Nuk keni më nevojë për ato gjërat e shtrenjta dhe plot kimikate për pastrimin e vaskës dhe lavamanit, të cilat shpesh nuk bëjnë punë të mirë siç premtojnë në reklama! Dhe të mos flasim për thithjen e tyre gjatë pastrimit të banjos …

    Pas veprimit të parë vaska e juaj përsëri do të shkëlqejë, si e re. Plus, kushton më pak.

    Gjatë kësaj – kimikatet i keni shfrytëzuar minimalisht, që nuk është e parëndësishme sepse askush nuk dëshiron të thithë avujt e rrezikshëm.

    Vaska apo dushi mbeten për gjatë kohë të pastra nëse pas çdo larje apo banjo i fshini të paktën paksa edhe vaskën edhe rubinetat me një leckë ose peshqir të thatë.

    Ju nevojitet:

    – Sodë bikarboni

    – Zbardhues i zakonshëm

    – Uthull

    – Karbonati i natriumit (sodë kristalore, sodë e kalcinuar) –  opcion

    Procedura:

    1. Përzieni 2 lugë sodë të kalcinuar me 2 lugë sodë bikarboni dhe fërkoni vaskën e lagur me shpuzë (apo merrni 4 lugë sodë bikarboni nëse nuk keni sodë të kalcinuar).
    2. Pas 10 minutave, përzieni 50ml uthull dhe 50ml zbardhues dhe lyeni shtresën e mëparshme.
    3. Pas gjysmë ore fërkoni dhe lani të gjitha me shumë ujë.

    Vaskë shkëlqyese, e bardhë dhe e pastër po ju thërret për banjo !!!

    Pastroni edhe lavamanin me të njejtën përzierje.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...