Ekspertët paralajmërojnë të gjithë ata të cilët ende kanë plomba të zeza-argjendi, gjegjësisht plomba amalgami, në dhëmbët e tyre, që t’i largojnë ato sa më shpejtë, sepse në atë mënyrë do të parandalohej paraqitja e shumë sëmundjeve të rrezikshme
Hiqni plombat vdekjeprurëse nga dhëmbët dhe do të shëroheni ng shumë sëmundje! Materiali më i njohur stomatologjik i prodhimit të lirë, e ashtuquajtura „plombe argjendtë“, e cila edhe më tej përdoret në stomatologji, është vdekjeprurëse dhe shumë e rrezikshme, sepse përmban në vete zhivë.
Bëhet fjalë për mbushjen amalgame e cila në vete përmban deri në 54 përqind zhivë. Disa njerëz mbajnë kësi lloj plombe në gojët e tyre edhe më gjatë se 10 vite. Mirëpo, stomatologët nga Organizata botërore e Shëndetësitë i mohojnë akuzat e ekspertëve të cilët paralajmërojnë në rrezikun e plombës vdekjeprurëse.
Mjeku Hal Hagins, stomatologu më i njohur i cili i pari filloi me zbulimi e së vërtetës për plombat vdekjeprurëse, dhe që pët këtë hyri në konflikt me gjithë profesionin e tij, mendon që edhe sasia më e vogël e zhivës në trupin e njeriut është shumë e rrezikshme. Ai mori si shembull qelizën vezë njerëzore, e cila nëse për një çasst nëse bie në kontakt me zhivën, jo rrallë humb aftësinë që të lidhet me murin e mitrës, edhe atëherë kur fekondimi ka qenë i suksesshëm.
Hagins paralajmëron që zhiva në gojët tona lëshon avujt e saj 24 orë në ditë, dhe për atë mund që të shkaktojë sëmundje të shumta të rrezikshme për jetë. Shkaktari më i shpeshtë i lodhjes kronike, është pikërisht zhiva, e cila gjendet në gojën e njerëzve dhe ndikon në mënyrë konstante, deri atëherë kur të largohet. Hagins ia kushtoi jetën dhe karrierën e tij ofrimit të ndihmës pa pagesë për njerëzit të cilët janë të helmuar me zhivë nëpërmes plombës së argjendtë.
– Hiqni plombat e argjendta dhe do të shëroheni nga shumë sëmundje – rekomandon Hagins.
Plombt e argjendta kanë filluar që të përdoren qysh në vitin 1800 në Francë. Janë përhapur në tërë botën dhe stomatologët i përdorin edhe sot. Prodhimi i tyre është i lirë dhe shpaguhet. Më së shpeshti u vendoset njerëzve të cilët e marrin kujdesin stomatologjik nëpërmes sigurimit social.