5.5 C
Priština
More

    Kryqëzimi i këmbëve është keq për ju: Çfarë ndodh me trupin tuaj kur uleni në këtë mënyrë

    spot_imgspot_img

    Kryqëzimi i këmbëve ulur është një veti e shpeshtë, por është pozicion mjaft i pashëndetshëm.

    Është një pozicion të cilin automatikisht e marrim pothuajse menjëherë pasi të ulemi.

    Shumë gra ulen kështu, sepse mendojnë se ky pozicion është sexy, elegant apo femërorë.

    Nga ana tjetër, burrat ulen në këtë pozicion ndryshe, me këmbë gjërësisht të hapura dhe me shputat përpara. Edhe pse na vjen automatikisht, apo është çështje zakoni, ky pozicion është mjaft i pashëndetshëm. Për më tepër, mund të jetë i rrezikshëm për qëndrimin tonë, prandaj mund të shkaktojë probleme estetike.

    Nëse uleni shpesh në këtë pozicion dhe e bëni për një periudhë më të gjatë, kjo është ajo që do të ndodh me trupin tuaj:

    Nëse nuk e ndryshoni pozicionin për më shumë se gjysmë ore, mund të shkaktojë paralizën e nervit peroneal gjë që dobëson muskujt përgjegjës për tërheqjen e këmbës. Përveç atyre që mbajnë këmbët e kryqëzuara shpeshë, kjo paralizë prek edhe njerëzit të cilët janë të palëvizshëm në shtrat, dhe ata që nuk janë mjaft stabil në karrocë invalidore.

    Shumë studime kanë treguar se zakoni i uljes këmbëkryq për kohë të gjatë rritë presionin e gjakut. Edhe nëse zakonisht nuk keni probleme me presionin e gjakut ky pozicion ulur mund ta nxitë apo shkaktojë atë. Shmangia e kryqëzimit të këmbëve ulur çon në qarkullim të mirë të gjakut, e cila është, në të gjitha rastet, pozitive. rrjedha e mirë e gjakut i bën muskujt dhe lëkurën më të shëndetshëm, pra më të bukur.

    Kryqëzimi i këmbëtve gjithashtu mund të shkaktojë ndonjë çekuilibër në legen.

    Muskuli i brendshëm i kofshës bëhet më i shkurtër në këtë mënyrë, kurse muskuli i jashtëm i kofshës bëhet më i gjatë. Në situatë të tillë, ka rrezik për daljen e nyjeve nga vendet e tyre.

    Kjo mënyrë e uljes gjithashtu mund të shkaktojë gjendjen e quajtur „spider veins“ (venat merimangë). Edhe pse shfaqja e venave të dukshme është e lidhur me gjenetikën, nëse ju i kryqëzoni këmbët çdo herë që të uleni, keni shanse më të mëdha që të keni venat e dukshme në këmbët tuaja. Për ta kuptuar më mirë, duhet t’i vështrojmë më afër enët e gjakut. Ato kanë valvula të vogla që parandalojnë gjakun të rrjedhë në drejtim të gabuar. Por, nëse i kryqëzoni këmbët, përderisa rrini ulur, presioni mbi venat e rritë dhe pengon rrjedhjen e gjakut.

    Disa studime tregojnë se pozicioni ulur me këmbë të kryqëzuara për më shumë se tri orë në ditë mund të çojë në qëndrim të përkulët (shtrembët), dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe qafë. Gjithashtu, ky pozicion krijon një ndjenjë shqetësuese në vithe.

    Me pak fjalë, duhet të mësojmë për të shmangur kryqëzimin e këmbëve në periudhë të gjatë kohe. Nëse jemi duke e bërë pa vetëdije, atëherë duhet ta sjellim në vetëdijen tonë dhe të përpiqemi ta shmangim atë.

    Ka disa teknika për ta ndryshuar këtë zakon të keq.

    Mund ta provoni këtë duke eksploruar pozicionet tuaja të rehatshme ulur. Keni parasysh se është mirë të keni mbështetjen e duhur për shpinën tuaj, kur jeni ulur. Nëse jeni të detyruar për t’u ulur një periudhë më të gjatë, është mirë të ndryshoni pozicionin e këmbëve çdo 10 deri në 15 minuta. Ju gjithashtu mund të bëni lëvizje të vogla të këmbëve për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.

    Përveç kësaj, nëse jeni duke udhëtuar dhe nuk mund të ngriteni, mënyra më e mirë për të zvogëluar efektin e qëndrimit ulur për gjatë kohë është bërja e lëvizjeve të vogla rrethore të këmbëve dhe herë pas here t’i ngritni ato poshtë-lart. Një ushtrim i mirë ulur është edhe shtrëngimi dhe relaksimi i muskujve të mollaqeve dhe këmbëve në intervale prej 5 sekondash. Ky ushtrim është veçanërisht i vlefshëm gjatë fluturimeve të gjata ose udhëtimit me autobus.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...