1.4 C
Priština
More

    Gabimet që nuk duhet t`i bëni nëse keni lëkurë të yndyrshme

    spot_imgspot_img

    Të gjithë kemi përjetuar probleme të lëkurës, mirëpo problemi më i madh me të cilin mund të përballemi është lëkura e yndyrshme. Kur keni kësisoj lëkure, nuk është vetëm hunda që ju shkëlqen por jeni më të prira të keni edhe puçrra, pikat e zeza, pore të bllokuara dhe shpërthime. Yndyra eksesive mund të shkaktohet nga faktorë të shumtë, që nga ushqimi i pashëndetshëm, stresi, moti e deri tek cikli menstrual.

    Mënyra më e mirë e trajtimit të lëkurës së yndyrshme është aplikimi i regjimit të duhur të kujdesit të lëkurës që shënjestron yndyrën e tepërt. Nëse e rregulloni çështjen e yndyrës mirëpo keni prap puçrra, atëherë me siguri jeni duke gabuar diku me regjimin tuaj.

    Ja disa nga gabimet që duhet shmangur:

    Shmangeni nga vajërat për spastrim

    Njerëzit me lëkurë të yndyrshme shmangen nga vajëratpër spastrim me bindjen se e bën lëkurën edhe më të yndyrshme. E vërteta është se vajërat për spastrim mund të balancojnë prodhimin e yndyrës në fytyrë. Pyesni për vajërat për spastrim që ndihmojnë në uljen e prodhimit të yndyrës.

    Përdorimi i pastruesve që thajnë

    Shumica e pastruesve të destinuar për lëkurë të yndyrshme janë pastrues që thajnë. Këto zakonisht krijohen nga përbërës që ndalojnë prodhimin e yndyrës në lëkurë. Përdorimi i tepruar i këtyre pastrusve do e thajë lëkurën dhe do e bëjë të prodhojë yndyrë. Përdorni pastrues pa sulfate, pasiqë pastrojnë poret pa e lënë lëkurën të thatë.

    Nuk relaksoheni

    Një nga shkaktarët e yndyrës eksesive në lëkurë është edhe stresi. Nëse keni një tetë përplot stres, jeni të prira të keni lëkurë të yndyrshme. Kjo ndodh nga se kur stresoheni, gjëndrrat yndyrore prodhojnë më tepër sebum si pasojë e mbiprodhimit të kortisolit në gjëndrrën adrenale. Provoni të relaksohni kohë pas kohe, kaloni një koë pa stres me miq.

    Nuk e hidratoni lëkurën

    Një keqkuptim që ndodh me lëkurën e yndyrshme, nuk aplikoni hidratues dhe hidratim të ditës. Neglizhimi i aplikimit të serumeve hidratuese në lëkurë mund të shkaktojë tharje që shkakton prodhim të mëtutjeshëm të yndyrës. Aplikoni kremë hidratuese, posaqërisht kur moti është i ftohtë.

    Përdorni më shumë se një produkt

    Një kremë nuk është e mjaftushme të shërojë lëkurën tuaj të yndyrshme, mënyra më e mirë për të bërë këtë është t`a luftoni yndyrën. Nëse prodhoni yndyrë të tepërt atëherë pastroni me letër thithëse përgjatë ditës. Kur të aplikoni grimin , largoni shkëlqimin nga lëkura juaj me pudër mat.

    Keni kujdes me lëkurën tuaj dhe sigurohuni që t`a pastroni rregullisht. Aplikoni produktet e duhura të parandaloni mbiprodhimin e yndyrës dhe të parandaloni gabimet e cekura më lart.

    kosovarja.ch

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...