4.5 C
Priština
More

    Rregullat e nënave ‘të këqija’ të cilave duhet edhe ju t’ju përmbaheni

    spot_imgspot_img

    Mos u bëni prej atyre prindërve që i frikësohen fëmijëve të tyre – mos u frikësoni nëse fëmija pëson pak dëshpërim dhe mos ngurroni t’i thoni ‘jo’. Duajeni por mos u frikësoni të jeni edhe rigoroz se kjo është e vetmja mënyrë që edhe nevojat tuaja dhe të tyre të jenë të kënaqshme.  Ju sjellim pes rregulla të nënave ‘të këqija’ të cilat do t’ju ndihmojnë që fëmija juaj të bëhet i pavarur , i sjellshëm dhe i mirë.

    1.Mos u frikësoni që fëmija nuk do t’ju dojë

    Normal që do të protestojë për diçka që ja ndaloni, por kjo nuk do të zgjasë shumë. Dhe mbani në mend: fëmija gjithmonë do t’ju dojë, pa marrë parasysh të gjithave.  Përveç kësaj, fëmija ju respekton që është shumë më e rëndësishme nga një buzëqeshje e vogël që do t’ju dhurojë kur i blini akullore.

    2.Jepini liri

    Shumë më vështirë është fëmijët t’i ruajmë nga rreziku se sa t’u njoftojmë në situata të rrezikshme. Përveç kësaj, në këtë mënyrë do të mësohet t’i nuhas gjërat e rrezikshme. Në vendin e lojërave mbajini sytë tek ai, bëjani me dije ku jeni ju të ulur, por mos i shkoni mbrapa në secilin hap.

    3.Bëhuni të sinqertë edhe nëse i dhemb

    Po, fëmija juaj për ju është i veçantë, njësoj si për të tjerët fëmijët e tyre, por fëmijët nuk janë të mirë për të gjitha që i provojnë, as kurrë nuk do të jenë . Nëse e lavdëroni për të gjitha fëmija nuk do të mundohet për gjëra më të rëndësishme.

    4.Lidhja le të jetë e rëndësishme po aq sa edhe fëmija

    Të jesh prind është punë e përditshme dhe vështirë është të mbash lidhje me partner në të njëjtin intensitet. Kjo është diçka në të cilën duhet të ruheni, duke marrë parasysh që fëmija juaj një ditë do të rritet, e ju edhe më tej do të jeni në lidhje.

    5.Planifikoni në mënyrë afatgjate

    Nëse i jepni çmim fëmijës tuaj vetëm se i ka ndarë sendet me shokë, ai do të rritet duke pritur mirënjohje për çdo gjë që bën. Puna juaj është që duhet ta mësoni se ndarja është send që të bën të ndihesh mirë përbrenda, jo diçka që pret mirënjohje. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...