Si të largojmë mykun dhe kundërmimin nga rrobalarësja

Nëse papritmas filloni të vëreni se rrobat e juaja kundërmojnë pas larjes dhe vëreni njolla të zeza mes gomës së derës apo në pjesën e ndarjes për detergjent, është koha për të ndërmarrë diçka. Këto njolla të zeza janë kërpudha të rrezikshme që shkaktojnë shumë sëmundje tek njerëzit.

Myku normalisht paraqitet në kushte të lagështisë së madhe dhe nxehtësisë, që e bën banjon një vend ideal për zhvillimin e sporeve kërpudhore, e që shpërndahen lehtësisht nëpërmjet ajrit dhe vendosen në sipërfaqe të ndryshme.

Ja si të pastroni kërpudhat nga makina larëse…

U duhet:

– detergjent i lëngshëm për pastrim (mundësisht që përmban klorinë)

– një sfungjer

– dorëza

-25g kripë limoni apo potasiim hidrogjen oksalat

Udhëzim:

  1. Hapi i parë në luftimin e kërpudhës është ta pastroni brendësinë e makinës larëse për të larguar ndyrësinë e akumuluar.
  2. Aplikoni detergjentin me klorinë nëpër tërë sipërfaqen e gomës mbyllëse
  3. Mbylleni derën dhe lereni ashtu për disa orë
  4. Pas kësaj, kyçeni makinën në opsionin “shpëlaj”
  5. Vendosni kripë limoni në ndarjen për detergjet dhe rregullojeni makinën në temperaturën më të lartë. Kyçeni makinën!

Në fund, makina juaj do të duket sikurse e re, nëse është e nevojshme përsëriteni këtë procedurë pas një muaji që të pastroni tërësisht mykun.

E fundit por jo e parëndësishme, çdoherë lereni të hapur derën e makinës pas ciklit të larjes. Kjo do të parandalojë zhvillimin e bakterieve dhe përhapjen e mykut.

kosovarja.ch