1.4 C
Priština
More

    Pse rrobat e sapo blera nuk duhet ti vishni menjëherë!?

    spot_imgspot_img

    Edhe rrobat e brendeve më të njohuraa përmbajnë kimikate që kërcënojnë shëndetin, duke përfshirë edhe formaldehidin, i cili zakonisht shërben për ruajtjen e pjesëve të trupit të njerëzve të vdekur.

    Është shumë e rëndësishme që rrobat e sapo blera të lahen njëherë. Kjo vlen edhe për mbulesat, peshqirët dhe çdo gjë tjetër që vjen në kontakt me lëkurën. Dermatologët theksojnë se duhet të pastrohen mirë, madje deri në dy herë për shkak të përqëndrimit të lartë të formaldehidit. Prodhuesit përdorin këtë kemikal të rrezikshëm, për parandalimin e zhubrosjes së materialit apo paraqitjen e mykut.

    Edhepse sasia e formaldehidit nuk duhet të tejkalojë kufijtë e caktuar ligjorë, prap se prap në disa tregje ka ende rroba që tejkalojnë sasinë e këtij kemikali. Paraqitja e këtij kemikali nuk është e rezervuar vetëm për rrobat me brend të lirë, por edhe tek ato të shtrenjta. Ky kemikal shkakton probleme të ndryshme shëndetësore, për shembull, paraqitjen e alergjive, sëmundje të lëkurës, imunitet të dobësuar, kancer etj.

    Formaldehidi ka veti antibakteriale, dhe përdoret gjërësisht për dezinfektim. Përdoret edhe në industrinë e letrës, prodhimin e ngjyrave, lodrave e kështu me rradhë. Përveç formaldehidit, tek veshjet dhe pëlhurat tjera ka edhe shumë kemikale tjera që përdoren gjatë prodhimit të tyre.

    Organizata “Greenpeace”, vitin e kaluar ka bërë analizë të rrobave dhe këpucëve nga brendet më të njohura dhe të shtrenjta. Ata morën 27 mostra dhe i orientuan për analizë. Në 16 prej tyre gjetën kimikate të rrezikshme, madje edhe toksike, që prishin ekuilibrin hormonal në trup dhe shkaktojnë probleme tjera shëndetësore. Pas paralajmërimit të tyre, disa prodhues kanë filluar të ulin përdorimin e kemikaleve pasi shumica e tyre përhapen në ambientin tonë, thuhet sipas Greenpeace.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...