0.3 C
Priština
More

    8 gabime të mëdha që i bëni në banjë!

    spot_imgspot_img

    Mësoni shprehi të mençura për mirëmbajtjen e vendeve të ndotura në banjë

    1. Nuk e mbyllni kapakun e tualetit gjatë lëshimit të ujit

    Sipas një studimi, 60% e të anketuarve treguan se ata nuk zbatonin këtë shprehi të rëndësishme higjienike. Kjo paraqet një problem shumë të madh: nëse ju e mbani kapakun hapur gjatë lëshimit të ujit, grimcat e ujit të ndotur (dhe, në mos gaboj, gjithçka që del nga tualeti) mund të spërkasë nëpër banjë, deri 6 hapa larg tualetit. Ky fakt ishte diskutuar nga Dr. Charles Gerba, ku ekipi i tij zbuloi se bakteriet mund të qëndrojnë gjatë në ajër për një kohë të mjaftueshmë për tu shpërndarë në hapësirë, kështuqë sigurohuni që ju dhe familja juaj të keni si shprehi lëshimin e kapakut gjatë lëshimit të ujit.

    1. Ruani brushën e dhëmbëve në raftin e medikamenteve

    Ju mund të mendoni se veproni zgjuar nëse e futni brushën aty duke menduar se mbani larg bakteriet nga aji, mirëpo përvoja tregon të kundërtën. Futja e brushës në raft të izoluar ku mbani ilaçet, mund të mos thahet sa duhet gjatë përdorimit, duke krijuar mjedis të përshtatshëm për bakteriet. Shoqata Amerikane Dentare rekomandon ruajtjen dhe mbajtjen e brushave në pozicion të drejtë he duke mos prekur brushat tjera, me qëllim të uljes së kontaminimit.

    1. Mbani brushat dhe kozmetikën afër lagështisë

    Çdo gjë që aplikoni në fytyrën tuaj duhet mbajtur larg mikrobeve të tualetit. Nëse mbani kozmetikën tuaj brenda në banjë, lagështia që krijohet aty mund ta bëjë hapësirën më të ndjeshme ndaj rritjes së bakterieve. Mbani kozmetikën në kuti apo vende të izoluara jashtë lagështisë, si dhe zëvendësoni brushat rregullisht me të pastra sipas nevojës.

    1. Përdorni shpuzën e dushit për një kohë të gjatë

    Bakteriet adhurojnë shumimin e tyre tek këto shpuza dushi, të cilat janë projektuar për të mbajtur sapunin dhe për t’ju hedhur ujin më lehtë. Zëvendësoni ato çdo tre deri katër javë.

    1. I leni peshqirët të thahen pa i shtrirë

    Larja e peshqirëve të banjos pas çdo përdorimi të tretë, është mëse i nevojshëm por vetëm nëse i leni që të thahen mirë e jo të ndrydhura njëra mbi tjetrën pa i shtrirë mirë mbi tel. nëse ndodhë kjo, atëherë lagështia (apo sapuni i tepërt i mbledhur në të) mund të ndikojnë në mykjen dhe shumimin e bakterieve.

    1. Asnjëherë nuk e aktivizoni ventilimin e ajrit.

    Nëse nuk e keni kuptuar ende, lagështia që krijohet në banjë mund të shkaktojë një mori gjërash të pështira. Prandaj, aktivizoni ventilimin e ajrit (ose hapni ndonjë dritare) gjatë bërjes së dushit, si dhe 15 deri 20 minuta pas saj.

    1. Asnjëherë nuk e pastroni perden e dushit

    Sondazhi Bubbles gjithashtu zbuloi se 42% e të anketuarve e neglizhojnë këtë shprehi. Ndjeheni dembele në larjen e perdes së dushit? Lajm i mirë: mund ta vendosni në makinën larëse sa here që dëshironi.

    1. Përdorni telefonin tuaj celular në banjë

    Nëse gjatë qëndrimit ulur në tualet jeni duke bërë ndonjë foto për instagram apo jeni duke luajtur ndonjë lojë Candy Crash, konsideroni këtë: gjithçka që merrni brenda në banjë mund të kontaminohet me mikrobe apo fekale (16% e celularëve veçmë janë, sipas një studimi më 2011). Edhe pas larjes së duarve pas mbarimit në wc, supozojmë se ju nuk dezinfektoni celularin tuaj dhe pastaj e vendosni në fytyrë mënjëherë gjatë telefonatave. Tmerruese!

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...