-0.3 C
Priština
More

    Shpageti me proshutë dhe hudhër: E gatshme për 15 minuta!

    spot_imgspot_img

    Ushqim ngushëllues, ushqim për të dashuruarit, ushqim për të uriturit…Këto janë shpageti për çfarëdo lloj rasti…

    Përbërësit:

    • 400 gr. shpageti
    • 1 lugë gjelle vaj ulliri
    • 120 gr proshutë e tymosur e grimcuar imët
    • 1 qepë e copëtuar
    • 1 hudhër e copëtuar
    • 2 lugë çaji piper i freskët i bluar
    • 800 gr. domate të copëtuara
    • Djath Parmezan i grirë.

    Në një tenxhere të madhe zieni shpagetat. Në ndërkohë nxehni vajin në një tigan të thellë dhe skuqni proshutën për 3-4 minuta.

    Shtoni qepën e copëtuar, hudhrën, piperin e bluar dhe skuqni së bashku edhe për disa minuta.

    Shtoni domatet e copëtuara, lëreni të vlojë edhe për rreth 5 minuta, deri sa të trashet masa. Në ndërkohë që salca apo masa gatuhet, përzieni apo llokoçisni shpesh, duke prekur deri në fund me lugë druri, që mos të ngjitet.

    Hiqni shpagetat nga uji, shtoni pak kripë për shije dhe përzieni me salcën e fituar. Nëqoftëse ju dëshironi, gjatë servimit të pjatës, hidhni një sasi të djathit të integruar apo parmesan.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...