Ekipi i mjekëve kirurgë të këtij spitali realizuan me sukses një operacion të vështirë Divertikul i Ezofagut Mediastinal tek një paciente 50 vjecare. Sipas mjekëve, pacientja është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe po mbahet nën kujdesin profesional të stafit mjekësor.
Ditën e mërkurë, 31 Korrik 2013, ekipi i specializuar i mjekëve kirurgë në Spitalin Amerikan Prishtinë, realizuan për herë të parë në Kosovë operacionin e vështirë Divertikul i Ezofagut Mediastinal, i trajtuar kirurgjikisht me rrugë transialkale.
Operacione të tilla delikate kërkojnë një teknologji të përparuar dhe një staf të specializuar. Gjatë procedurës u përdor thika ultrasonike për diseksion dhe stapler për mbylljen e divertikulit.
Divertikuli me gjatësi 6 – 7 cm dhe me bazë të gjerë, ka qenë traksional i fiksuar për vertebër dhe pleur perikardi.
Sipas mjekëve kirurgë të Spitalit Amerikan Prishtinë, pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e ka përballuar me sukses këtë ndërhyrje.