Është e njohur se ambient johigjienik mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, nga asma dhe teshtima kronike deri tek ekzema. Frekuenca e zëvendësimit dhe rinovimit të artikujve që ne i përdorim çdo ditë në familje ndikon në pastërtinë e mjedisit tonë. Nëse ju nuk e bëni atë rregullisht, me shumë gjasa e ndani jetën e përditshme me një numër të madh të mikrobeve të ndryshme, marimangave dhe pluhurit.
Ka edhe njerëz që janë të tepërt dhe që ndryshojnë mbulesat e shtratit çdo të dytën ditë. Ekzagjërojnë, apo jo?
Mbulesat – çdo të dytën javë
Në dy javë është tejet normale dhe e mjaftueshme që të ndryshoni mbulesat e juaja të shtratit. Shtrati është vendi që e kaloni 1/3 e jetës andaj sigurohuni se bëni gjumë në shtrat të pastër pasiqë aty mund të bini në kontakt me miliona bakterie, pjesëza të vdekura të lëkurës etj. Përveç kësaj, në shtrat të pistë mund të përkeqësohen simptomat e alergjive, astmës dhe sëmundjeve të lëkurës. Në shtrat, si dhe në pjesën tjetër të shtëpisë, çdo ditë mblidhet pluhuri që përmban shumë substanca të dëmshme. Ata që djersiten shumë, ose flejnë zhveshur në shtrat, duhet të ndryshojnë mbulesat një herë në javë, dhe atë plotësisht. Kur një njeri është i sëmurë, është edhe më mirë për të ndryshuar mbulesat më shpesh. Dhe një tjetër gjë: jastëkët dhe dyshekët duhet ajrosur rregullisht.
Dorëzat e banjos – çdo 3-4 ditë
Doreza për larjen e sipërme të trupit, pas dushit duhet të kenë një shpëlarje të mirë, të varen për tharje, dhe pas tre ose katër ditëve të lahen në makinë me rrobat e tjera të pista. Nëse përdoret për kujdesin e zonës intime, ju duhet të ndryshoni ato pas çdo përdorimi dhe t`i lani në një temperaturë prej 60 gradë ose më lart.
Jorgani dhe batanijet – çdo gjashtë muaj
Të gjitha llojet e batanijeve përmbajnë sasi të shumta të marimangave të gjalla dhe të vdekura, pjesë të lëkurës së vdekur, kokrra poleni, djersë, dhe janë një kërcënim serioz për shëndetin. Gjërat që nuk mund ti lani në lavatriçe mund ti dërgoni në pastrim kimik dhe sigurohuni që e bëni këtë gjë dy herë në vit.
Salvetat e kuzhinës – çdo ditë apo çdo të dytën ditë
Leckat apo salvetat me të cilat fshini enët mund t`i përdorni dy ditë rresht – vetëm nëse pas përdorimit i varni që të thahen. Përndryshe vetëm hidhni në lavatriçe sepse ato janë burimi më i madh i infeksioneve, janë përplot me bakterie nga duart dhe ushqimi sepse gati gjatë tërë kohës janë të lagështa me çfarë shërbejnë si medium i përsosur për përhapjen e bakterieve. Leckat e pambukut lani në makinë në një temperaturë prej 60 deri në 90 gradë.
Peshqiri – dy herë në javë
Duhet ta ndërroni atë dy herë në javë, ose të paktën një herë në javë – varësisht nga shprehia e juaj për të përdorur atë. Mikrobet shumohen në ambiente të lagështa dhe pasojat mund të jenë infeksione të ndryshme, posaqërisht të lëkurës. Duhet ti lani në temperaturë minimum 60 gradë dhe secili anëtar i familjes duhet të ketë peshqir personal që e përdor vetëm ai/ajo.
Dyshekët – një herë në muaj
Edhepse nuk jemi të vetëdijshëm, trupi jonë djerësitet gjatë natës. Dysheku e thith lagështinë dhe bëhet një vend ideal për bakteret, vetëm në një dyshek ka me qindra mijëra insekte të vogla, bajga e të cilave mund të shkaktojë astmë, pa i shtuar edhe zbokthin dhe grimcat e lëkurës së vdekur të trupit tuaj… Dyshekun çdo muaj duhet vakumuar, çdo gjashtë muaj duhet përmbysur ndërsa çdo dhjetë vite duhet t`i lejoni vetes një dyshek të ri.
Leckë sfungjeri – në 14 ditë
Vendi me më së shumti bakterie sigurisht që është kuzhina andaj nuk është çudi që leckat e sfungjerit, të ashtuquajtura troleks, kanë një numër të madh të bakterieve ( si lloji i esherija kolit që ndodhet tek mishi i freskët). Për këtë arsye pas çdo përdorimi duhet ti lani me detergjent për enë dhe pas 2 javëve ti hudhni në mbeturina.