Kur të bleni xhaketë, duhet të ndiqni këta hapa

Xhaketa bën pjesë në modelet që mund vizualisht më së shumti të korrigjojë siluetën dhe të krijojë një linjë harmonike. Por vetëm nëse ju rrin e përkryer. Mëngët duhet të jenë mjaft të ngushta që të duken femërore, por edhe mjaft të gjëra që të mos pengojnë lëvizjet. Xhaketa nuk duhet të përfundojë në pjesën tuaj më të gjërë, por mbi ose nën pjesën më të gjerë, gjegjësisht mesin e trupit. Ka edhe disa gjëra që duhet t’i kushtoni vëmendje kur bleni një xhaketë.

1. Jaka

Gjerësia e jakës ndryshon sipas trendit. Në modelin me jakë më të ngushtë do të dukeni më e dobët. Jakat me gjerësi prej 6-8 centimetra konsiderohen si të përjetshme.

2. Supet

Ndryshimi i kësaj pjese është i ndërlikuar, sepse duhet të shtrihet në mënyrë të përkryer. Qepjet duhet të qëndrojnë pikërisht në majat e kockave të supeve. Nëse xhaketa juaj është fiks (i ngushtë, knap) në gjoks kurse në supe taman, mos ngurroni për një numër më të madh, kërkoni një tjetër model.

3. Mëngët

Duhet të përfundojnë 2-3 centimetra nën kockat e kyçit të dorës. Nëse xhaketa është mirë në gjoks dhe supe, por ka mëngë të gjata, mos merrni një numër më të vogël, por shkurtoni mëngët. Gjatësia e mëngëve mund të rregullohet lehtë.

4. Busti

Xhaketa nuk guxon të tërheqë butonin kur e mbërtheni, por nuk guxon të jetë as shumë i gjërë. Nëse mund të shtyni grushtin mes xhaketës dhe trupit është shumë i gjerë.

5. Materiali

Xhaketa pambuku dhe sakot janë të shkëlqyera për verës, por qëndroni gati sepse edhe rrudhen. Leshi dhe kamilhard janë materiale të qëndrueshme, marrin frymë dhe mbajnë gjatë formën e tyre. Nëse i shtohet pak poliestër, jo më shumë se 10 për qind, do të zvogëloni rrudhjen. Për shkak të çmimit të ulët përdoren edhe materiale si pëlhurë prej mëndafshi artificial dhe viskoze, të cilat gjithashtu i mundësojnë lëkurës të marrë frymë.

6. Astari

Kontrolloni të mos dalë nën mëngë. Nëse është nga poliestëri apo najloni, të jeni gati për djersitje. Mëndafshi artificial dhe acetati janë më të freskëta. Astari elastik e bën xhaketën më fleksibël dhe më të rehatshme.

7. Qepja

Qepjet duhet të jenë të rrafshta dhe jo të lirshme. Përpunimi me dorë i xhepave apo pjesës së përparme është shenjë mjeshtërie të mirë.

kosovarja.ch