Sezoni i qershive është para nesh, dhe ato, përveç se janë të shijshme dhe se ju freskojnë, mund të jetë aleat i juaj më i mirë në luftën kundër sëmundjeve dhe vështirësive të ndryshme. Sipas mendimit të shumë ekspertëve qershitë janë „ilaç natyral nga pema“ dhe lexoni më poshtë për arsyet shëndetësore që sezonin e tyre mos ta humbasni dhe të hani sa më shumë qershi.
-
Mbrojnë zemrën
Këto fruta të kuqe që për shumë njerëz janë ëmbëlsirë e preferuar e verës, janë burime të pasura të zinkut, hekurit, kaliumit, manganit dhe bakrit. Kaliumi ka një efekt pozitiv në shëndetin e zemrës dhe është komponentë e rëndësishme e qelizave dhe lëngjeve të trupit që rregullojnë punën e zemrës dhe presionin e gjakut.
-
Vetitë anti-inflamatore
Në sajë të një efekti të fortë anti-inflamator, fruta e kuqe në përgjithësi paraqet aleatët më të mirë kundër dhimbjeve në kyçe. Të pasura me antioksidantë (polifenole, vitaminë C dhe E, beta karoten), ky fryt parandalon oksidimin e qelizave që i shoqëron proçeset inflamatore ashtuqë rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e kyçeve dhe artritit, apo kanë lëndime sportive. Sipas ekspertëve, 20 qershi në ditë ka efektin e më shumë se një tabletë aspirinë.
-
Qershitë stimulojnë tretjen
Përmes acideve të tyre mbrojtëse dhe sheqerit frutorë qershitë stimulojnë punën e lukthit, zorrëve dhe pankreasit dhe me këtë stimulojnë edhe tretjen. Përveç kësaj, qershitë nxjerrin ujin nga trupi dhe kështu lehtësojnë sistemin e zemrës dhe qarkullimit të gjakut dhe aktivizojnë mëlçinë dhe veshkat. Gjithashtu, substancat antibakteriale në qershi pengojnë formimin e shtresave në dhëmbë dhe mund të parandalojnë kariesin dhe probleme me mishin e dhëmbëve si parodontoza. Gjithashtu, ky fryt pastron veshkat dhe kanalet e urinimit, sepse është një diuretik i shkëlqyer i cili ndihmon sekretimin e urinës. Përveç kësaj, substancat bakteriologjike në qershi pengojnë formimin e shtresave në dhëmbë dhe kështu mund të parandalojnë krijimin e kariesit dhe problemet e mishit të dhëmbëve.
-
Mbrojnë nga kanceri
Antioksidantë si luteini, „zea-ksanthine‘ dhe beta karotini mund t’i gjeni edhe në qershitë e ëmbla, por megjithatë ka më shumë në vishnje. Këto komponime veprojnë si pastrues të radikaleve të lira dhe komponimeve tjera të dëmshme që luajnë rol të rëndësishëm në plakje, zhvillimin e kancerit dhe sëmundjeve të ndryshme. Qershitë ndikojnë pozitivisht edhe në koncentrim, ekuilibër dhe koordinim të lëvizjeve. Në të njëjtën kohë ulin presionin e gjakut, kurse fibrat dietetike të përfshira në to zvogëlojnë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.
-
Kundër rrudhave dhe plakjes
Qershitë i rekomandohen njerëzve që vuajnë nga astma dhe alergjitë, si dhe ata që duan të kenë lëkurë të bukur, sepse qershitë përshpejtojnë prodhimin e kolagjenit. Ky frut, në fakt, përmbanë antocianidine, të cilat forcojnë indet lidhëse dhe pengojnë formimin e rrudhave duke shkatërruar enzimat e dëmshme të cilat e bëjnë lëkurën më të vjetër dhe të rrudhur. Qershia është gjithashtu një shërues natyral për celulitin sepse mund të parandalojë krijimin e tij.
-
Disponim më i mirë dhe gjumë më të lehtë
Qershitë gjithashtu përmbajnë antioksidantin melatonin, i cili qetëson sistemin nervor dhe kështu ndihmon kundër neurozave, pagjumësisë dhe dhimbjeve të kokës. Melatonina, në fakt, ndihmon në ruajtjen e bioritmit tuaj stabil dhe të saktë. Gjithashtu, shkencëtarët nga Universiteti i Luizianës kanë zbuluar se lëngu natyral i qershive ndikon në gjumë. Hulumtimi i tyre ka treguar se të anketuarit kanë fjetur mesatarisht 85 minuta më gjatë pasi që për dy javë çdo ditë kanë pirë dy gota me lëng qershie.
-
Humbje peshe
Qershitë kanë shumë pak yndyrë dhe kalori të ulët – në 100 gram ka vetëm 63 kalori dhe janë një ushqim i shkëlqyer nëse jeni në dietë. Për shkak të përqindjes së lartë të ujit dhe kalorive të pakta qershitë ndihmojnë në humbje peshe. Falë fibrave dhe pektinit, këto fruta krijojnë ndjenjën e ngopjes. Ashtu si shumica e frutave, qershitë kanë shumë kalium kurse pak natrium, gjë që ndihmon në largimin e ujit nga trupi. Hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit thonë se antocianinet nga qershitë e errëta mund të zvogëlojnë sasinë e yndyrës në bark dhe të ulin nivelin e kolesterolit dhe të sheqerit në gjak.