Nëse keni menduar se larja e xhinseve është problematike, pritni derisa të keni punë me çorapet e gjata. Disa mendojnë se ato nuk duhet larë, por gabohen. Edhepse është më mirë t`i lani në dorë, disa nga ne nuk e kanë kohën e mjaftueshme për të bërë një gjë të tillë. Nëse dëshironi ti hidhni çorapet në rrobalarëse, sigurohuni t`i përcillni këto hapa.
1. Përdorni detergjent të butë.
Mund të përdorni detergjend bazik për larje, mjafton të mos përmbajë zbardhues.
2. Ktheni çorapet mbrapsht.
Sikurse me xhinset, ktheni nga brenda jashtë që të shmanget mbledhja e garzës.
3. Përdorni cikël delikat tek rrobalarësja.
Kjo duhet ditur, mirëpo po e cekim për çdo rast.
4. Përdorni larje me ujë të ftohtë.
Larja e ftohtë mbron ngjyrën dhe “vizatimet” e çorapeve.
5. Vendosni ato në një trastë për larje
Kjo i mbron nga dëmtimet dhe nga bërja lëmsh.
6. Shmangeni tharësen.
Çfarëdo që të bëni, mos i fusni çorapet në tharëse. Në vend të kësaj, thani me peshqir. Mos i leni të thahen të varura sepse do të zgjerohen.