2.2 C
Priština
More

    Truqe pë të hekurosur mbulesat e tavolinave pa u munduar

    spot_imgspot_img

    Mbulesat e tavolinave mund të jenë mundim i vërtetë kur është në pyetje hekurosja, posaqërisht kur hekurosni më tepër nga ato në ndonjë festë apo mbledhi. Mësoni se si t’i hekurosni më shpejtë ato.

    Përveç disa truqeve të mira që mund t`ju ndihmojnë të përshpejtoni dhe lehtësoni hekurosjen, do të mësoni se si mbulesat hekurosen pa hekur.

    Përgatitja

    Mbulesat duhet larë sipas udhëzimeve në etiketën. Është e preferuar që për të fituar freskinë dhe bardhësinë, para larjes në makinë t’i fundosni në përzierje të ujit të ngrohtë dhe sodës së bukës. Pasi që t’i lani, mos i thani në maqinën për tharje, lejoni një herë të thahen në erë apo diell e pastaj i hekurosni gjysëm të lagura.

    Hekurosja

    Nëse mbulesat e juaja janë tërësisht të thara atëherë stërpikni me ujë dhe hekurosni me avull. Megjithatë do t’i rrafshonit më mirë në qoftë se në vend të ujit përdorni përzierje si kjo: përziejë 1 lugë mielli të misrit me 2 gota ujë, përzieni mirë derisa mielli të tretet dhe vendoseni në një shishe me sprej.

    Nëse dëshironi të siguroheni më tepër, vendos pjesë të mbështjellësit të aluminit nën mbështjellësin e drrasës për hekurosje, sepse alumini reflekton nxehtësinë dhe ashtu do të duket sikur të hekurosni në të dyja anët njëkohësisht.

    Hekurosja pa hekur

    Mbulesat mund t’i rrafshoni dhe hekurosni edhe pa përdorim të hekurit.  Ju duhet vetëm parapërgaditje një natë më parë dhe mbulesat do bëhen gati përderisa jeni në gjumë.

    Në tavolinë të madhe vendosni peshqirë dhe rrafshoni. Mbi ta shtrëngoni mbulesën mirëpo kujdes që këndet mos të varen në tavolinë. Stërpikni me ujë mbulesën dhe lejeni gjatë natës. Mbulesat do të rrafshohen vetvetiu, përveç nëse nuk janë “kokëforta”.

    Ruajtja e mbulesave

    Mbulesat e hekurosura është vështurë t’i ruajmë  e të mos paraqiten “rrudha” në to. Në këtë rast është më mirë që t’i mbështjellni me alumin apo plastikë e për mbulesa të mëdha përdorni mbështetës druri apo metali, pasi t’i mbështjellni ato i varni apo mbështetni në mur.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...