-3.2 C
Priština
More

    Pjesët e vaginës suaj, në rast se nuk i keni të njohura tërësisht!

    spot_imgspot_img

    Vagina, paraqet pjesën më të mahnitshme të trupit femëror, por gjithashtu edhe pjesën më të neglizhuar. Përderisa kjo është porta e kënaqësisë, ne shpesh harrojmë të njohim pjesët më të rëndësishme që na bëjnë të ndjehemi të lumtur. Në vazhdim po ju ofrojmë të lexoni udhëzuesin tonë në lidhje me pjesët e vaginës.

    VULVA

    Po, mund të duket si një gjë e vogël e çuditshme nga hapësira e jashtme, por në fakt është pjesa intime që më së shpeshti e shohim. Buzët e mëdha dhe të vogla, klitorisi, hapja vaginale dhe uretra, të gjithë këto përbëjnë vulvën me perineumin (zonën mes vaginës dhe anusit) si dhe gjëndrat sekretuese që janë përgjegjëse për lubrifikim. Pjesa më pak e ndishme është lëkura sipër vaginës, e mbuluar me qime, përndryshe nuk do kishit mundur të përballoni dhimbjen nga depilimi.

    LABIA MAJORA (Buzët e jashtme)

    Ndoshta nuk ka formë aq të këndshme por kjo paraqet një pjesë të rëndësishme të zonës gjenitale femërore. Nuk ka aq shumë mbaresa nervore, por që sërish është zonë e ndjeshme.

    LABIA MINORA (Buzët e brendshme)

    Buzët e brendshme janë të mbushur me enët e gjakut dhe gjëndra, përfshirë edhe gjëndrën Bartholini, të cilët prodhojnë një lagështi të vogël, për ta bërë më të lehtë depërtimin. Shpesh herë kjo zonë e brendshme e buzëve mund të pësojë ënjtje apo skuqje për shkak të sasisë së gjakut që qarkullon nëpër këto pjesë.

    KLITORIS

    Kjo pjesë nuk ka nevojë për hyrje, pasi është i vetmi organ në trupin tonë qëllimi i vetëm i të cilit është të na jap kënaqësi, me anë të 8000 mbaresave nervore! Kjo pjesë delikate është e mbuluar zakonisht me një ‘kapuç’ klitoral, dhe jo më e madhe se një kokërr. Por këto ndijime shtrihen përgjatë gjithë rrugës vaginale duke ju drejtuar deri në pikën G. kjo pjesë e vogël mund të lulëzojë edhe më shumë me kalimin e moshës, respektivisht në të tridhjetat tuaja, ku mund të rritet deri katër herë më e madhe, e cila është arsyeja pse seksi ndjehet shumë dhe bëhet më i mirë me kalimin e moshës.

    G-SPOT

    Kjo pikë ndodhet dy inç brenda në vaginë dhe ka teksturë sfungjerore. Duhet ta ndjeni për ta gjetur, përdorni gishtin tuaj që të lundroni në brendësi, veçanërisht në murin para vaginës suaj.

    VAGINA

    Kjo pjesë e famshme katër inç ofron seks të furishëm, por edhe procesin e lindjes. Vagina, megjithëse mund të duket si një tullumbace, ajo në fakt është e mbledhur si një fizarmonikë. Nuk është e shtrirë gjatë gjithë kohës, ajo lirohet vetëm sipas nevojës, mund të lirohet deri në dy inç, sa për t’u akomoduar penisi, apo edhe më gjerë ku të vijë koha e fëmijës!

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...