-3.2 C
Priština
More

    Shtoni në peshë, kurse nuk hani shumë? Patjetër duhet të kontrolloni këtë organ!

    spot_imgspot_img

    Në këtë gjendje shpesh kapemi pas ushqimit të pasur me karbohidrate të thjeshta,i cili është burim i energjisë së shpejtë dhe me kalori të lartë, ashtuqë pas një vakti të tillë vjen edhe deri te ulja e energjisë dhe lodhja.

    Hipotireoza, gjegjësisht aktiviteti i ngadalësuar i gjëndrrës tiroide shpesh shpie në shtim peshe, gjegjësisht prishë rregullimin e peshës trupore. Një nga arësyet mund të jetë opstipacioni (kapsllëku), por shkak janë shpesh edhe sulmet e tejngopjes, të shoqëruar me ndjenja lodhjeje dhe rraskapitje dhe mungesën e energjisë.

    Te hipotireoza shpesh kapemi pas ushqimit të pasur me karbohidrate të thjeshta, i cili është burim i energjisë së shpejtë dhe me kalori të lartë, ashtuqë pas një vakti të tillë vjen edhe deri te ulja e energjisë dhe lodhja.

    “Rekomandohen ushqime me indeks glikemik të ulët apo mesatarë. Duhet filluar me zvogëlimin e karbohidrateve të cilët vijnë nga buka, brumishtet, orizi, biskotat dhe lëngjeve të ëmbëlzuara sepse konsumimi i tepërt i karbohidrateve e ngarrkon shumë aktivitetin e insulinës e cila në hipotireozë është e zvogëluar”, këshillon nutricionsti Nenad Bratkovic.

    Guxojmë të hamë karbohidrate nga perimet pa përbërje niseshteje, fruta, bishtajore dhe drithëra si tërshëra, hikërra, quinoja, dhe eventualisht elbi dhe thekra. Duhet zvogëluar përdorimin e vajit të lulediellit dhe sojës, kurse duhet rritur konsumimin e vajit të ullirit dhe të futet në ushqim peshku i kaltërt. Janë zgjedhje e mirë edhe vaji i lirit, farat e lirit dhe omega-3 nga bajamet dhe arrat.

    Është shumë e rëndësishme ngrënia e rregullt e mëngjesit, edhe atë ushqime me indeks glikemik të ulët deri në të mesëm – thekon tërshëre me kos probiotik me yndyrë të ulët dhe kanellë. Ushqimin duhet organizuar në pesë deri gjashtë vakte gjatë ditës. Lejohen mesvakte: 3 katrorë çokollatë e zezë para dreke dhe gjysmë grushti bajame pas dreke.

    Përgjatë çdo vakti rekomandohet marrja e pak proteinave, të mashtrohet uria, kurse burimi më i mirë janë peshqit, bishtajoret, drithërat, fruta arrash dhe e bardha e vezës. Shtoni konsumimin e ushqimeve të pasur me antioksidantë, sikur boronica, qershi, rrepka të kuqe dhe domatet. Shmangni ato që pengojnë punën e gjëndrrës tiroide, sikur brokoli, lakra, lakër brukseli, lulelakër, lakër jeshile, spinaq, sojë dhe kikirikë.

    Këshillohet edhe aktiviteti i rregullt fizik që të ngritni nivelin e hormoneve të lumturisë serotoninës dhe endorfinës, por edhe të nxitni proçesin e dobësimit dhe djegies së yndyrnave.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...