-1 C
Priština
More

    Çfarë mund të bëni me lëvoren e portokallit

    spot_imgspot_img

    Sigurisht që e keni kuptuar se ne na pëlqen t’ju zbulojmë disa mënyra me të cilat mund t’i përdorim ushqimet që ndoshta do të duhej të përfundonin në shportën e mbeturinave. Sot radhën e ka lëvorja e portokallit.

    Në fillim duhet t’ju paralajmërojmë që të blini fruta, lëkura e të cilave nuk është stërpikur me pesticide, sidomos nëse ato duam t’i shfrytëzojmë në ushqime apo për trajtim të fytyrës.

    Në të kundërtën lajini mirë portokallet me ujë të ftohtë që t’i pastroni pesticidet.

    Për pastrim

    Njollat e ujit. Nëse ju nervozojnë njollat e ujit që krijohen në cezëm, ato mund t’i hiqni duke i fërkuar me pjesën e brendshme të lëvores së portokallit.

    Shkëlqimi i mobilieve prej druri. Pjesa e bardhë e lëvores së portokallit mund t’ua kthejë shkëlqimin mobiljeve të vjetra prej druri.

    Preparat për pastrim. Vendoseni lëvoren në një kavanoz të qelqtë, shtoni pak uthull të bardhë dhe lëreni disa javë në frigorifer duke e përzier kohë pas kohe. Pas disa javësh, kullojeni lëngun, futeni në një bombolë të vecantë për stërpikje dhe përdoreni për preparat pastrimi për dyshemenë a xhamat.

    Në amvisëri

    Për përzënien e insekteve. Mizat, buburrecat, miskojat nuk i duan disa komponente që gjenden ne lëvoren e portokallit, prandaj vendosini në një pjesë të dhomës për t’i larguar insektet.

    Për freskim të mjedisit . Portokalli ka një erë të vecantë dhe shumë freskuese. Nëse e thajmë në furrë lëvoren e tij, e bluajmë mrë dhe vëmë në ca torba të vogla mund ta freskojmë gjithë shtëpinë.

    Mënyra të tjera për përdorimin e lëvores së portokallit

    Për largimin e erës nga rrobet. Vendoseni lëvoren në një qese të vogël dhe pastaj vëreni në këpucët që dëshironi t’ua largoni erën. Deri në mëngjes nuk dp të mbetet asgjë nga era e rëndë e këpucëve.

    Piling për trupin. Ky është pilingu më i thjeshtë që mund ta bëni.Vendoseni në një fashë një lëvore portokalli, lidheni dhe përdoreni në vend të shpuzës gjatë dushit. Ky trajtim do ta bëjë lëkurën tuaj më të butë dhe më të shkëlqyeshme.

    Bëni lule. Lëvoret e portokallit mund t’i shfrytëzoni edhe si dekorativë, duke i prerë në atë mënyrë që të mund të formojmë lule dekorative prej tyre.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...