9 fotografi që shfaqin sakrificën e dhimbshme të femrave për bukurinë

Fotografi Justin Bartles, ka vënë re diçka shumë shqetësuese gjatë kohës kur ishte student, se të gjitha vajzat me të cilat ishte ne lidhje, trupi i tyre kishte pamje të dhimbshme dhe me shenja të kuqe kur zhveshnin rrobat. Bartles për Refinery 29  ka thënë se gjithmonë me ka interesuar se si kaq shumë femra do te veshnin veshje të ngushta, më lidhësa që shtrëngojnë dhe te parehatshme për to, vetëm për të lënë përshtypje ose për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve, ose edhe për vete kënaqesi apo rritje të vetëbesimit. 

Sytjenat mbjanë të ngritur gjoksin tonë, brekët e gjata të ngushta (për shtrëngim të barkut dhe të të pasmeve) bëjnë presion duke shtypur me forcë barkun dhe belin, xhinset e ngushta shtrëngojn vazhdimisht kofshët tona, këpucet me taka të larta mpijnë gishtërinjët tanë. Ne përfundojmë duke torturuar trupin tonë për çdo ditë, me qëllim që të dukemi bukur ose tërheqëse. Bartles ka përcjellë efektin që kanë keto veshje në turpin e femrave, në serin e fotografive të tij të quajtur ‘IMPRESSIONS.’’

Unë shpresoj se kjo seri e fotografive do arrijë me mesazhin e vërtetë tek secila femër, dhe t’i inspiroj ato që ta pyesin veten se çfarë veshin dhe pse!

Burimi: refinery29.com

Foto:  Justin Bartels

kosovarja.ch