Ndryshimet në fytyrë nuk është problem vetëm për ju, por për shumicëne femrave. Njollat dhe parregullësitë tjera të ndryshme që ndodhin në fytyrën tuaj, hskaktohen si rezultat i gjëndrrave dhjamore në lëkurë. këto gjëndrra vuajnë infeksion të parazitëve dhe infeksioneve bakteriale, gjë që shpiejnë në shumë parregullësi. Problem i akneve mund të reduktohet, dhe në disa femra është zgjidhur pothuajse plotësisht, duke përdorur produkte kozmetike që e stimulojnë dhe zbusin thellë funksionin e tepruar të gjëndrrave, duke parandaluar kështu problemet serioze në lëkurë.
Megjithatë, ende nuk është zbuluar një mënyrë ku mund të luftohet me sukses shfaqja e njollave dhe akneve në fytyrë. Por, ka disa gjëra që të paktën mund të zbusin pjesërisht dhe kështu të parandalojnë parregullësitë.
Është e rëndësishme që gjithmonë para gjumit të pastroni fytyrën nga grimi, sepse preparatet e bukurisë vërtetë mund të bllokojnë poret, dhe bllokimi i poreve shpie deri te problemet serioze në fytyrë dhe shfaqjen e njollave apo shenjave.
Nëse keni lëkurë shumë të thatë, atëherë duhet të përdorni preparate kozmetike që nuk përmbajnë vajra, me qëllim për të parandaluar depozitimin e yndyrës në fytyrës tuaj.
Mbani fytyrën të pastër, por mos e teproni me kohë, vetëm një here në mëngjes dhe një here në mbrëmje pastroni plotësisht fytyrën tuaj në mënyrë që ajo të jetë e shëndetshme dhe e pastër.
Shmangni prekjen e fytyrës gjatë ditës, kështu evitoni kontaktin me bakteriet.
Dhe në fund, është shumë e rëndësishme të keni një dietë të ekuilibruar, shmanguni nga sheqernat e panevojshme, yndyra dhe karbohidratet e përpunuara.