Përbërësit:
- 200gr bollgur (grize),
- 40gr sheqer,
- 4 veze,
- 50gr gjalpe,
- 3 pako sheqer vanilje,
- 150gr miell,
- 125ml qumesht,
- 500gr sheqer,
- 1 limon,
- 250ml uje.
Përgatitja:
- Ne tenxhere e hedhim qumeshtin shtojme dy pako sheqer vanilje dhe e veme ne zjarr.
- Duke perzier panderprere me tel kuzhine, ne tenxhere e shtojme bollgurin (grizin).
- Tenxheren e heqim nga zjarri dhe vazhdojme ta perziejme masen me luge.
- Fillojme me pergatitjen e sherbetit. Ne tenxhere hedhim 500gr sheqe ,e shtojme ujin dhe perziejme me luge.
- Tenxheren e veme ne zjarr dhe ne te e hedhim lengun e nje gjysme limoni , gjysmen e mbetur te limonit e presim ne rrathe , te cilat i shtojme ne tenxhere.
- Ne enen per perzierje e veme gjalpin , shtojme 40gr sheqer dhe sheqer vaniljen e mbetur,i rrahim me mikser.
- Pasi gjalpi fillon te shkumezohet ne ene , nje nga nje i shtojme vezet.
- Ne enen per perzierje e shtojme bollgurin e ftohur.
- I rrahim perseri me mikser , derisa te bashkohet masa.
- E shtojme edhe miellin dhe pasi bashkohet masa, e fikim mikserin dhe vazhdojme ta perziejme masen me luge.
- Taven e lyejme me gjalpe.
- Masen nga ena per perzierje e marim me dor nga nje cope te vogel dhe i japim formen tatlise (rrumbullake).
- Taven e veme ne furre ne temperature prej 180 grade per 20 minuta.
- Nga sherbeti i nxjerrim copet e limonit.
- Tatlite i veme ne tenxheren me sherbetin e ftohur.
- I leme per nje kohe, per ta mpire sherbetin.
- Me luge, i nxjerrim tatlite dhe i rendisim ne pjate per embelsira.
- Per dekorim tatlive i hedhim permbi kokos ose diqka tjeter sipas shijes tuaj.
Burim: kosovarja