Është krijuar një përshtypje se reperat dhe futbollistët nuk kanë “nevojë” për shkollë. Mirëpo, dje, sot dhe nesër, gjithmonë të gjithë kanë nevojë për shkollimin. Gjithsesi, edhe talenti të jep mundësinë për të jetuar mirë. Tayna, reperja më e re nga Kosova ka një vit që po sundon tregun e muzikës shqiptare.
Mirëpo, kaq nuk i mjafton Tayna-s. Sot ajo ka publikuar një foto në Instagram, ku shkruan se është dipomuar dhe se ky moment është i lumtur për të. Reperja ka studiuar Shkenca Kompjuterike në një universitet privat në Kosovë. Kjo degë mbase me kalimin e viteve do t’i duhet Tayna-s, sepse për momentin është shumë fokusuar tek muzika…