-2.4 C
Priština
More

    Gjakderdhje pas seksit: Kur është koha alarmuese për kontroll gjinekologjik!

    spot_imgspot_img

    Problemi i gjakderdhjes gjatë dhe pas raportit seksual nuk mund ta zgjidhni vet, sigurisht që ju duhet një konsultë dhe kontroll gjinekologjik tek mjeku.

    Shumica e femrave janë të informuara se gjakderdhja pas marrëdhënies së parë seksuale mund të ndodhë gjithsesi, por një numër i madh i njerëzve nuk e dinë që në një periudhë të jetës, 9% e grave mund të përjetojnë gjakderdhje pas çdo akti seksual.

    Edhepse gjakderdhja e tillë mund të shkaktohet nga lagështia e pamjaftueshme gjatë raportit seksual, por gjithashtu mund të jetë një tregues për diçka më serioze.

    Problemin e tillë, ju nuk mund ta zgjidhni vetvetiu, e keni patjetër të bëni ndonjë konsultë mjekësore në gjinekolog.

    Sa i përket burimit të gjakderdhjes, ajo mund të vijë nga brendësia vaginale, septumi vaginal, nga qafa e mitrës dhe vet mitra. Secila nga këto lloj gjakderdhje ka disa shkaqe të ndryshme, por sigurisht gjakderdhja më e zakonshme është për shkak të dëmtimit të septumit vaginal.

    Nëse vëreni gjakderdhje pas aktit seksual, është e rëndësishme që ti kushtoni vëmendje volumit dhe shpeshtësisë së gjakderdhjes. Gjakderdhja e shumtë nuk është asnjëherë një shenjë e mirë, dhe në raste të tilla duhet të shkoni mënjëherë tek mjeku. Por, nuk duhet të vononi kontrollet edhe nëse keni gjakderdhje të përkohshme apo të pakta.

    Shkaku i gjakderdhjes mund të jetë edhe sëmundjet seksualisht të tramsmetueshme, të tilla si HPV, klamidia, gonorea dhe trikomoniasis, por edhe polipet në qafën e mitrës.

    Arsyeja më e rëndësishme që nuk duhet të injoroni kontrollin mjekësor është gjakderdhja e rregullt gjatë dhe pas aktit seksual, si tregues i parë për kancerin në qafë të mitrës.

    Sa i përket preventivës, kur bëhet fjalë për raportin seksual, ju duhet të siguroheni që të keni lagështi të mjaftueshme, që nga marrëdhëniet e shpeshta, veçanërisht afatgjate, mund të vie deri në gjakderdhje të lehtë.

    Te gratë e moshuara, ku niveli i estrogjenit bie, si dhe tek të rejat që kanë inde të ndjeshme vaginale, janë të prirura gjithashtu për t’u lënduar, dhe padyshim edhe tek këto raste duhet të mirret parasysh lagështia e nevojshme. Dhe, nëse dyshoni që gjakderdhja nuk vie për shkak të mungesës së lagështisë, atëherë kontaktoni mënjëherë gjinekologun tuaj.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...