Bakllava klasike

Përbëresit

  • 10 vezë,
  • 12 lugë kos,
  • 1 gotë uji vaj,
  • 1 gotë uji qumësht,
  • 1 majë luge sodë buke,
  • Në majë të gishtërinjëve kripë,
  • 750 gr gjalpë (gjalpi shkrihet dhe vlon gjersa tështresohet shkuma dhe të mbetetgjalpë i pastër pa ujë dhe shkumë).

Sherbeti

  • 2-3 kg sheqer,
  • 1-1/2 litër ujë,
  • 1/2 limoni,
  • 1 sheqer vanilje.

Udhëzime

  1. 10 të verdhat dhe 1 e tërë e vesë tunden mirë me tel kuzhine.
  2. Shtohen kosi, qumështi dhe vaji duke e përzier edhe më tutje, gjersa masa të bëhet e njëllojtë.
  3. Shtohet gradualisht miell duke e përzier me lugë, gjersa masa të marrë trashësinë e brumit shumë të butë.
  4. Ngjeshet edhe pak në tavolinë të përmillur, duke patur kujdes që brumi të gatuhet mirë dhe të mbetet i butë.
  5. Brumi ndahet në 60-70 kuleç.
  6. Rriten kuleçët në madhësi të pjatës së ëmbëlsirës dhe duke i hedhur çdonjërit nisheste, vendosen nga 6 njëri mbi tjetrin.
  7. Hollohen nga dy kuleç përnjëherë në petë të hollë, në madhësi të tepsisë së rrumbullakët, duke ju hedhur vazhdimisht nisheste, në mënyrë që të hapen më lehtë.
  8. Nga 6 petë njëra mbi tjetërën vendosen në çarçaf të pastër.
  9. Pasi të hollohen të gjitha petët, vendosen në tepsi duke i spërkatur me gjalpë.
  10. Arrat hidhen në mes, ose në dy rradhë.
  11. Priten petët përreth tepsisë.
  12. Bakllava pritet në delima, ose sipas dëshirës në mes hëna dhe pastaj në delima.
  13. Gjalpi i shkrirë hidhet me lugë nga të gjitha anët njëllojë.
  14. Piqet në temperaturë 1300 C gjersa të skuqet në brendi dhe njëlloj sipër.
  15. Bakllava e ftohur përvëlohet me sherbet valë.
  16. Mbulohet dhe 24 orëpas,mund të shërbehet.

Udhëzime: Sherbeti

  • 2,1/2-3 kg sheqer, vlon me 1.1/4 -1.1/2 litër ujë.
  • Shtrydhet ½ limoni dhe hidhet në sherbet.
  • Pas çastit të vlimit, vazhdon të vlojë 7 minuta në zjarrë të mesëm duke ia shtuar edhe sheqerin vanilje.
  • Largohet nga zjarri, hidhet 1 filxhan kafeje ujë i ftohtë, përzihet mirë dhe me sherbetin valë, përvëlohet bakllavaja e ftohur.
Burime: Recetatecekes
kosovarja.ch