Për personazhet e famshëm shqiptarë, por edhe të huaj përflitet shpesh për shtatzëni. Disa dyshime janë të vërteta, ndërsa të tjerat hidhen poshtë sapo përfliten. Për Marinën është përfolur disa herë që mund të jetë shtatzënë, në pritje të fëmijës së parë. Mirëpo, moderatorja dhe koha e kanë treguar se ajo nuk po pret ende një bebe. E martuar prej gati 2 vitesh me Getin, fansat e çiftit mezi po presin të marrin vesh lajmin e madh.
Madje ata dyshojnë se moderatorja mund të jetë shtatzënë. Dyshimet kanë ardhur pas publikimit të një fotoje nga Marina me Getin, ku të dy shfaqen në një taksi në Londër. Deri këtu çdo gjë duket në rregull. Mirëpo, komentet kanë ardhur nga pozicioni i duarve të çiftit. Të dy i kanë vendosur duart tek barku i Marinës. Kjo gjë i ka bërë ndjekësit të aludojnë se mos Marina është në pritje të ëmbël. Gjithsesi, pa një konfirmim të çiftit, asgjë nuk dihet me siguri. Mund të jetë thjesht një pozicion i rastësishëm i duarve…