Fotografitë më poshtë paraqesin disa ide kreative, të cilat që mund ti bëjmë në shtëpi për tu argëtuar apo edh për të zbukuruar pjesë të gjërave që përdorim çdo ditë.
1. Për të zbukuruar çelësat, bëjini ata me ngjyra të ndryshme të manikyrit. Përveç zbukurimit do e keni më të lehtë edhe ti dalloni ata.
2. Për të bërë manikyrin si profesioniste, shikoni tek fotoja më poshtë se nga ku duhet të filloni me aplikimin e manikyrit dhe si duhet vazhduar.
3. Për të zbukurar pantollonat tuaj dhe për t’u dukur sa më verorë, ju mund t’i shtoni pjesë dantelle në fund. Qepjen mund ta bëni dhe me dorë sepse është qepje e thjeshtë.
4. Sandale tuaja të plazhit mund t’i zbukuroni me një shallë të çfardo ngjyre qe dëshironi dhe të fitoni një palë sandale krejtësisht më ndryshe.
5. Po ashut dhe atletet tuaj të bardha dhe të thjeshta mund t’i shndërroni në një palë shumë më të bukura.
6. Kurorë të bukur mund të krijoni me një tel të hollë, lehtë të lakueshëm, duke krijuar lule prej tij dhe pastaj t’i mbushni hapsirtat me manikyr, si tek fotografia më poshtë.
7. Me manikyr po ashtu mund të zbukuroni dhe filxhanin tuja të preferuar. Shikoni fotografinë më poshtë për të ndjekur hapat.