Përbëresit
- 140 gr gjalpë,
- 160 gr sheqer,
- 180 çokollatë,
- 8 vezë,
- 120 gr miell,
- 2 lugë keks të bluar,
- 1 sheqer vanilje,
- Xhem kajsishë.
Glazura
- 120 gr gjalpë,
- 2 lugë vaj,
- 250 gr çokollatë.
Udhëzime
- Tundet gjalpi i zbutur me sheqer.
- Shtohen sheqeri vanilje, të verdhat e vezëve një nga një duke vazhduar tundja.
- Hidhet gradualisht mielli i përzier me keksa të bluar.
- Masa tundet gjersa të kompaktësohet.
- Veçan tunden të bardhat e vezëve në shkumë të qëndrueshme.
- Shtohen dhe përzihen me lugë me masën e tundue më parë.
- Pasi të bëhet masë e njëllojt,ajo derdhet në kallëp për tortë të shtruar me letër kuzhine, kurse anët e kallëpit lyhen me gjalpë dhe përmillen.
- Futet në furrë të nxehtë me temperatur 160 C, për t’u pjekur për 50-60 min.
- Mirë është furra mos të hapet gjersa të ftohet torta.
- Xhemi nxehet pak sa të vaket, përzihet mirë që të hollohet pak dhe pastaj lyhet torta në mes.
- Bashkohen koret.
- Me një shtresë shumë të hollë lyhet edhe sipër dhe anash.
- Torta vendoset në tel të shtruar me letër kuzhine, para se t’I hidhet glazura.
Glazura
- Shkrihet gjalpi, nxehet gjersa të shtresohet shkuma.
- Veçan në enë coptohet çokollata dhe duke e përzier vazhdimisht i shtohet gjalpi I nxehtë dhe vaji.
- Përzihet mirë me lugë, derisa të bëhet masë e njëllojtë.
- Glazura i hidhet sipër nga mesi, e njëkohësisht lyhet edhe anash.
- Pasi të mpikset çokollata, hidhet edhe një shtresë çokollate sipër dhe rrafshohet mirë.
- Çokollata e derdhur në letër, pasi të forcohet largohet me thikë dhe përdoret për kek të ndryshëm.
Burim: Recetatecekes