Çka bëjnë vajzat që të fitojnë një punë te Anna Vintour – Vogue?

Përgatitjet e femrave që kanë marrë ftesë për një intervistë me redaktoren e Vogue janë të larmishme – nga një kandidate e cila nuk ka pasur të holla për veshje adekuate, nëpërmjet njërës e cila ka kërkuar nga ikona e modës që ta presë e deri te vajzat me ‘çirokane’ (indijane) dhe çizme kaubojësh!

Që, inspirimi për filmin hit „Djalli vesh Prada“ ka dalë nga redaktorja e famshme e revistës Vogue dëshmojnë edhe përvojat e shumë vajzave të cilat kanë pasur takim direkt me Anna Vintour. Edhe bashkëpunëtorët e saj me të cilët Annës i pëlqen të punojë, i kanë të njohura vërejtjet e saj në lidhje me veshjet e kandidatëve. Ja se çfarë i ka ndodhur vajzave që ishin në intervistë për punë me ikonën e modës, është dashur të zgjedhin stilin e duhur, i cili do të bindë Annën që sidomos atyre duhet ti ofrojë një shans.

  1. Gruaja e cila ka shpenzuar më shumë se 5000 dollarë

Kam qenë shumë e befasuar kur intervista më është përcaktuar për ditën e ardhshme. Është dashur që në shpejtësi të blejë diçka për të veshur, ashtuqë shkova pas punës në dyqan i cili ishte ende duke punuar. Bleva një fustan mëndafshi me shirita, „Prada“ këpucë me taka të larta, një rrip të ri dhe një çantë të re. Të gjitha këto më kushtuan rreth 2000 dollarë. Më përcaktuan edhe intervistën e dytë, kështuqë unë u hodha për „përgatitjen“ në detaje për këtë. Bleva një „Prada“ fustan nga koleksioni i pranverës, si dhe këpucë blu. Edhepse fustani ishte në lirim, mbeta më e lehtë për 3,500 dollarë.

Ka fituar punë

  1. I thanë të mos qajë

Nuk kam shpenzuar shumë të holla, sepse kam shumë gjëra të vlefshme. Vesha një fustan pambuku ngjyrë kajsie me pulla të arta dhe këpucë ari me taka të larta dhe majë të hapur. Nga shoqja huazova „Prada“ çantën-‘letër’, dhe vura bizhuteri të „David Yurman“, ku punon një mik i imi si dizajner. Para intervistës, redaktorja kryesore më pyeti nëse ndonjëherë kisha qarë në punë (përgjigja është jo), sepse ajo dhe Anna „urrejnë, kur në ndonjë toalet luksoz ndëgjojnë se si vajzat dënesin dhe rënkojnë për gjëra të parëndësishme“. Kur Ana lexoi biografinë time dhe pa adresën time, tha: „Oh, jetoni në Brooklyn?“. Sikur asaj i reflektoi ajo. Më pyeti edhe çka punojnë prindërit e mi. Kur i thashë se kanë punuar në shkollë si profesorë, nuk ishte shumë e impresionuar.

Nuk ka fituar punë

  1. Tri herë ka qenë në bisedë

Sa mbaj mend, ishte viti 1989 dhe kisha veshur një fund për të reja mbi gjunjë „Betsey Johnson“, çorapë të zeza mat „Donna Karan“ dhe çizme kaubojësh! Jam e sigurt se është rrënqethur kur më ka parë.

Kur shkova herën e dytë në intervistë, isha shumë më e zgjuar. Mbaj mend që kisha fustan të thjeshtë të zi „Calvin Klein“.

Para intervistës së tretë (jam mazohiste e vërtetë), shkova te një shoqe e cila e njeh modën dhe e lash atë të bëj zgjedhjen e veshjes.

Ka fituar tri oferta të ndryshme për punë

  1. Me çizme “Dr. Martens” në këmbë

Nuk e dija se atë ditë do të flisja personalisht me Annën, por edhe po ta dija, mendoj se nuk do të isha veshur ndryshe. Nuk kisha asnjë ide se çfarë bëhet në atë Vogue, kështu që nuk kisha arsye për t’u frikësuar. Kërkonin sekretareshë, e jo dizajnere mode. Thjesht, kam veshur atë që unë më së shumti dëshiroja t’i veshë pas fakultetit: fund gri të errët me palë, triko të gjatë të zi, çorapë të zeza dhe „martinka“. Pra, ishte viti 1993!

Ka fituar punë

  1. Kostum

Të enjten kam marrë një email se kam të caktuar një intervistë me Annën të hënën. Menjëherë fillova të përgatitem. Kam lënë takim në parukeri, kurse sa i përket veshjes, ishte e thjeshtë: një kostum i hollë gri-errët „Tom Brauni“, këmishë e bardhë e hapur në qafë, me ‘mokasine’ lëkure ngjyrë kafe-errët (të cilat, natyrisht, vishen pa çorapë). Dekorim i vetëm ishte një shami e bardhë në xhepin e lartë dhe akt-çantë shumë e thjeshtë „valextra“. Para se të kalonim në bisedë për vendin konkret të punës, kemi biseduar në lidhje me ngjarjet aktuale dhe tenis, që paksa e relaksoi atmosferën.

Ka fituar punë

  1. Shpenzoi një mijë dollarë për këpucë

Më thirrën të hënën në mbrëmje dhe më pyetën nëse mund të vija të nesërmen në orën 14 në një intervistë për punë. Po, u përgjigja, mbylla telefonin dhe vrapova në dollap. Nuk munda të gjejë asgjë që do të më përshtatej. Shumë e shqetësuar e thirra shoqen, një stiliste e modës dhe ajo u përpoq të më qetësojë: „Më ngadal, qetësohu, ajo është një profesioniste, gjithnjë bën biseda të tilla. Mos bëj panik“, që në fund të shtojë: “ por çkado që bën, mos vesh rastësisht diçka nga sezoni i kaluar“.

Shkova në ‘Soho’ dhe bleva këpucë. Mendova që do të ishte më mirë të zgjedhë këpucë me gishtërinj të hapur dhe taka të mesme, përkundër shiut. Mendova se nuk është shumë të shpenzoj një mijë dollarë për to. Përveç tyre kam veshur pantallona mëndafshi treçerekëshe, çantë të madhe të zezë të cilën e kam huazuar nga shoqja stiliste dhe një mantel (pallto), ku kam lidhur rripin. Çdo gjë tjetër ishte super e thjeshtë: shumë pak grim, flokë të krehura drejtë dhe unazë. Dhe pa parfum.

Ka fituar punë

  1. Me „çirokana“ frizurë

Kjo ishte gati dhjetë vjet më parë, kur Anna Vintour nuk duhej të intervistonte çdo kandidat për punë. Kam aplikuar në departamentin e artit dhe dëshiroja të paraqitem si e tillë. Kam vënë një kravatë të zezë në vend të rripit, dhe kam shkuar aq larg sa që mbi kokë kam pasur një ‘çirokanë’ (shirit që mbanë flokët). Ana vetëm më shiqonte me përulje dhe buzëqeshje të tharrptë.

Ka fituar punë

  1. Sikur ka rënë nga Marsi

Ishte viti 1996. Kam pasur një fustan të thjeshtë të rrafshtë leshi i zi, i cili në pjesën e përparme mbyllej me pulla (ishin të bardha), kurse në këmbë këpucë „Yves Saint Laurent“ me imazhe kafshësh, për të cilat kam menduar se janë një hit. I kam akoma sot, edhe pse tashmë pjesërisht janë zbehur. Nuk e kisha idenë se ku isha duke shkuar, as atë se atje pamja ka shumë rëndësi. Mendova se ishte goxha çmenduri të jipen në atë kohë 300 dollarë për këpucë, kështu që nuk kam veshur as „Prada,“ as „Selin“ e as „Marc Jacobs“.

Ka fituar punë

  1. E kanë këshilluar të bëjë ‘fenirim’

Me Annën kam pasur intervistën e nëntë dhe të fundit në Vogue. Për fat të mirë kam huazuar nga një shoqe një fustan ‘Helmut Lang’ ngjyrë jeshile të errët, të cilin e kam veshur me çorapë të zeza dhe këpucë të rrafshta. Një nga të punësuarat në Vogue, më parë më këshilloi që flokëve t’u bëjë ‘fenirim’ (thaj me fen). E bëra këtë, për herë të parë në jetën time dhe pa dëshirë i dhash 30 dollarë për fenirim (tharje). Anna kaloi menjëherë në çështje, dhe e tërë biseda zgjati më pak se pesë minuta.

Ka fituar punë

  1. Nuk ka pasur asnjë qindarkë

Më thirrën nga stafi dhe më thanë se kam një ditë për t’u përgatitur për intervistë. Së pari kam pasur një bisedë me kreun e burimeve njerëzore, dhe pas asaj me tri drejtoresha tjera. Të nesërmen më thirrën dhe më kanë përcaktuar me Annën. Përsëri, kam pasur vetëm një ditë për t’u përgatitur.

Unë nuk jam një nga ato që i japin shumë rëndësi veshjes dhe pamjes, kështu që nuk kam vendosur të blejë asgjë të re. Sapo kisha mbaruar kolegjin, kështu që nuk kisha para. Nuk e dija se mundem të huazoj rroba, mendova se nuk ishte aq e rëndësishme. Kam veshur një fustan të shkurtër me ‘xixa’ ari, çantë ‘doktori’“Malberi“, një bluzë të bardhë mëndafshi dhe xhaketë sportive. Këpucë të zeza, kanë qenë gjithashtu të lira. Shpejt kuptova se kurrë më nuk do të isha veshur ashtu për Vogue, sapo i pashë të tjerat se si ishin veshur. Mbaj mend se kam kaluar tri orë për t’i rregulluar flokët. Në fund i lidha fort në një ‘bishtalec’ mbi kokë, ashtuqë nuk mund të lëvizja kokën. Nuk munda të tundë flokët para fytyrë së Annës.

Ka fituar punë

  1. Ka kërkuar nga Anna që ta presë

Në javët e fundit para diplomimit, kam marrë një thirrje nga Vogue të caktoj një takim për intervistë. Kam qenë në mes të shkruarit të punimit të diplomës, dhe mendova se isha në ëndërr, apo ndokush po bën shaka me mua. Pyeta nëse mund të më presim që të kalojë diplomimi. Më thanë se munden. Sapo përfundoi festa e diplomimit, u ula në aeroplanin e fundit. Pas bisedës me katër persona, u takova me A. V. Kam veshur një fustan të leshtë të zi „Balenciaga“ nga koleksioni i fundit, të cilin e pagova ‘idhët’, këmishë të bardhë me një jakë të fortë dhe me mëngë (‘mansheta’), një zinxhir të thjeshtë me një varëse, dhe këpucë të zeza „Prada“ me taka të lakuara, të cilat në atë kohë ishin një hit i vërtetë.

Ka fituar punë

  1. Vendosa për klasiken

Ndoshta kam qenë 21 vjeç në intervistën e parë për punë pas kolegjit. Në atë kohë nuk kisha para, dhe mendova, meqë nuk mund të veshi diçka „me markë“ dhe të shtrenjta, atëherë diçka klasike.

Kështuqë vesha një fund dimri të bardhë dhe të ngushtë dhe një bluzë, që nuk më kujtohet se çfarë ishte. Kam pasur çizme të reja dhe një çantë të „Marc Jacobs“ dhe një mantel (pallto) klasik. Nuk e fitova punën, por gjithsesi e tërë kjo ishte një minutë para 12, por dhe ata tashmë e kishin dikë në mendje.

Nuk ka fituar punë

  1. Në uniformë të Vogue

Atëherë unë isha një ‘gjuajtës i lirë’ në një revistë tjetër. Këto ishin vite të hershme të Vogue kur çorapet e zeza, këmisha „Brooks Brothers“ dhe xhemperi i lidhur rreth belit kanë qenë uniformë për redaktorët. Kam veshur fund „Agnes Bi“ me palë (fallta) të pahekurosura, triko të zezë „Sharivari“ të hapur në formë – ‘V’, çorapë të zeza dhe ‘mokasine’ të zeza. Çanta ishte e madhe, e zezë, prej lëkure.

Ka fituar punë

kosovarja.ch