-2.4 C
Priština
More

    Arrijnë përgjigjet: Pyetjet që më së shumti ju shqetësojnë rreth seksit!

    spot_imgspot_img

    Ndoshta keni vite që i gëzoheni marrëdhënieve seksuale, por ende nuk keni mësuar përgjigjet e këtyre pyetjeve të rëndësishme.

    1. A është gjithçka në rregull “atje poshtë”?

    Veçanërisht, a është libidoja ime normale? A janë fantazitë e mia seksuale të pazakonta? A është në formë normale vagina ime? Mos u shqetësoni aspak, jeni mëse normal, për aq kohë sa edhe gjërat qëndrojnë ashtu. Përderisa që oreksi juaj për seks dhe kënaqësi seksuale nuk i bën dëm askujt dhe nuk shkel ndonjë ligj, ju mund të ndjeheni të lirë dhe të qetë. Dhe, sa i përket vaginës suaj, libidos dhe fantazive seksuale, mos u shqetësoni aspak. Ne ju garantojmë, se vagina juaj pa marrë parasysh se siduket, ajo është në formë normale, ndërsa libidoja është absolutisht një term relativ. Disa njerëz kanë nevojë për seks të përditshëm, disa vetëm një herë brenda javës, e disa të tjerë edhe më rrallë. Asnjëherë mos e krahasoni veten me të tjerët, por kënaquni dhe relaksohuni dhe asesi mos u turpëroni nga nevojat tuaja seksuale!

    2. Sa shpesh është normale që të kemi marrëdhënie seksuale?

    Studime të shumta kanë treguar se frekuenca mesatare për të pasur seks një çift i martuar është një apo dy herë në javë. Çiftet e reja në përgjithësi bëjnë seks më shpesh, por sa më shumë kjo lidhje zgjat, seksi bëhet gjithnjë e më i rrallë. Siç e cekëm më parë, mos u kufizoni se sa është mesatarja për të bërë seks, kënaquni në emocionet tuaja dhe kryeni marrëdhënie sa herë që ndjeni nevojën së bashku me partnerin tuaj.

    3. A mund të mbetem shtatzënë edhe nëse nuk ka ejakuluar partneri brenda meje?

    Edhepse ndoshta dëshironi të dëgjoni përgjigje tjetër, por përgjigja është PO. Vetëm një spermatozoid është i nevojshëm për fekondim, ndërsa gjatë seksit lirohen më shumë se një (madje edhe nëse nuk ka ndonjë ejakulim).

    4. A mund të ngelem shtatzënë gjatë ciklit menstrual?

    Sërish, përgjigja është PO. Në asnjë mënyrë mos anashkaloni kontraceptivët vetëm sepse keni ciklin menstrual, sepse asnjëherë nuk i dihet sa mund të përputhen menstruacionet me ditët më pjellore të juajat.

    5. Pse nuk mund të arrij deri në orgazëm?

    Edhe pse ka femra që për shkak të arsyeve shëndetësore nuk mund të arrijnë orgazëm, për shumicën tjetër problemi qëndron në “kokën e tyre”. Ndoshta problemi qëndron se i kushtoni më shumë rëndësi paralojës, apo praktikoni pozicione të vështira seksuale, ose edhe vuajtja me çdo kusht për të arritur orgazmë, ju pengon që të çlodheni dhe relaksoheni. Provoni pozicione ku garantohet stimulimi maksimal i klitorisit dhe penetrimit të thellë, harroni për orgazmën dhe thejshtë shijoni seksin dhe kënaqësinë e pafund!

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...