Kur çdo ilaç dështon, kjo pije natyrore definitivisht do të ndihmojë në shërim.
Kombinimi i limonit me majdanoz, duke shtuar mjaltë dhe vaj ulliri, bëhet ilaç i shkëlqyer kundër baktereve, sidomos E. coli.
Majdanozi është një thesar i shëndetit, që fshihet në rrënjë dhe gjethet e tij. Ndihmon në trajtimin e shumë sëmundjeve: inflamacion të prostatës, ënjtje të këmbëve, reumatizmi, dhëmbje kockash, trashjes, angina pectoris …. Në Egjiptin e lashtë me majdanoz i kanë shëruar veshkat dhe rrugët e urinimit.
Limoni është një nga bimët që Egjiptasit e kanë përdorur në mjekësi. Dy dobitë më të njohura shëndetësore të limonit janë ndikimi i fortë antibakterial dhe antiviral. Kur bashkohen limoni dhe majdanozi, dhe kështu i shtohet edhe mjaltë dhe vaj ulliri fitohet një ilaç fantastik kundër të gjitha baktereve, veçanërisht kundër E. coli.
Përvojat me përdorimin e këtij ilaçi natyror janë shumë pozitive. Pacientët të cilët me vite kanë luftuar me E. coli të mërzitshme, vetëm pas përdorimit të këtij ilaçi natyror, arritën të “heqin qafe” bakteret e bezdisshme. Ndonjëherë mistere të mëdha fshihen në përbërës të thjeshtë. Ky është një nga ato.
Përbërësit e nevojshëm:
250 g rrënjë majdanoz
250 g limon me lëvozhgë
250 g mjaltë
2 dl vaj ulliri.
Mjaltin blejeni te ndonjë bletarë i vërtetë dhe i njohur. Limonin duhet ta lani mirë. Më së miri është të përdorni limon shtëpie, i cili nuk është trajtuar kimikisht. Nëse limonin e bleni në shitore, për shkak të pesticideve, do të ishte mirë para përdorimit ta mbani disa orë në ujë të ftohtë ku keni shtuar pak sodë buke (bikarbone). Hiqeni limonin nga uji dhe pastaj e preni përgjysmë. Largoni farat.
Rrënjët e majdanozit duhet të lahen mirë. Kjo i referohet, majdanozit të thjeshtë, freskët i cili është kultivuar në kopsht. Në blender vendosni së bashku limon, majdanoz, mjaltë, vaj ulliri dhe i përzieni mirë. Nëse nuk keni blender, limonin mund ta imtësoni edhe në makinën për bluarjen e mishit.
Do të fitoni një masë të butë, e cila mund të vendoset në një kavanoz qelqi. Të ruhet në frigorifer. Merrni nga një lugë gjelle para mëngjesit dhe darkës. Duke pasur parasysh faktin se në këtë ilaç ndodhen të gjithë përbërës natyral, mund ta përdorin edhe gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël, por fëmijëve duhet t’u jepet lugë e vogël, e jo lugë e madhe ilaç.