Rrugët janë të përmbytura përplot me bluza, tunika apo këmisha tërësisht ose pjesërisht të hapura, të parapara për femra me shpinë muskuloze dhe të formësuar si dhe ato femra që kanë frymën aventureske të modës. Nëse dëshironi të jeni njëra prej tyre, ja se çfarë duhet të merrni në konsideratë…
-
Sfidoni gravitetin
Maicet apo këmishat me shpinë të hapur, më së miri u shkojnë femrave të reja me trup kompakt dhe gjoks të vogël që lehtë sfidojnë gravitetin. Me fjalë tjera: ky kombinim i veshjes më së miri i përshtatet trupit i cili nuk zbulon sutjenat dhe shiritat mbajtëse të tyre, kopset dhe pjesë tjera të veshjeve të brendshme.
-
“Mbështetje” e padukshme
Femrat që janë mësuar të veshin fustane me shpinë të hapur, i dijnë të gjitha truqet rreth tyre. Nëse keni nevojë që të mbuloni gjoksin, ndërsa dëshironi të tregoni pjesën e pasme apo shpinën e hapur – bleni sutjena silikoni apo shirita ngjitës që vendosen nën gjinj, të cilat e mbajnë gjoksin, e rrisin atë dhe në një farë mënyre mundësojnë mbështetje pa ndonjë problem të pakëndshëm.
-
Pjesa e pasme pjesërisht e hapur
Mbajtja e sutjenave lejohet nëse zgjedhni ndonjë kombinim veshjeje që është në trend me shpinë pjesërisht të hapur. Nëse doni të nxjerrni në pah pjesën e sipërme të shpinës, bleni sutjena që e kanë shiritin mbërthyes më poshtë. Mund të zbuloni edhe pjesën e poshtme të shpinës dhe në këtë rast përdorimi i sutjenave klasike do të ishte i mirëpritur.
kosovarja.ch