Si të rritni qepë në kushte shtëpiake! – Një ide shumë interesante

Vetëm duhet t’i mbjellni në shishe plastike, ti vendosni diku pranë dritares ku nuk pengojnë dhe prisni rezultatet…

Ju mund të mbjellni qepë në kushte shtëpiake pa qenë nevoja të keni një kopësht shumë të madh, të investoni në të holla si dhe të keni shumë hapësirë.

Në fakt, ju mund ti rrisni edhe në një apartament të vogël, me shumë pak investim në të holla, madje edhe në dimër!

E tëra që duhet të bëni është ti mbjellni në një shishe plastike, ti vendosni pranë ndonjë dritare ku nuk pengojnë dhe prisni me padurim rezultatet e para!

Ja si të veproni:

Bleni sythet e qepeve, pak tokë apo dhe, një shishe plastike prej 2 deri në 5 litra.

Lajeni mirë shishen, prejeni atë nga anesh në shumë vrima, varsisht sa kokrra vezë keni, në mënyrë që të mund të dalin gjethet e qepeve jashtë shishes plastike.

Mbusheni shishen ngadalë me dhe në të njejtën kohë vendosni kokrrat e qepeve.

Shënim: rezultati më i mirë do të arrihet nëse shishen plastike të mbjellur me qepë e vendosni diku në një vend me diell për të paktën 6 orë në ditë.

Ju qoftë puna mbarë!

kosovarja.ch