Me ndihmën e këtij ushqimi të butë mund të hiqni njollat e ujit, madje të parandaloni edhe paraqitjen e mykut në disa ushqime.
Gjalpi është një shtesë e pashmangshme për shumë lloje të pjatave, nga pastiçeritë dhe tortat deri në ushqime kryesore.
Jo vetëm që është i mirë për lyerjen e tepsive, ti japë shije më se të mrekullueshme ushqimeve të ndryshme, që të shkrihet shkëlqyeshëm me çokollatën si kremë ëmbëlsirash, por përmes gjalpit mund ti zgjidhni edhe disa probleme tjera.
Është një aleat i shkëlqyer në kuzhinë, nga zgjatja e qëndrueshmërisë së djathit, deri te largimi i erës së hudhrës dhe peshkut. Është i mrekullueshëm kur bëhet fjalë për tjonjët, njollat e ujit, dhe ndoshta nuk do ta besoni, por me ndihmën e gjalpit mundeni më së lehti të hiqni çamçakëzin nga flokët!
Lexoni se cilët shtatë probleme mund ti zgjidhni me gjalpë dhe si.
1. Si të parandaloni zhvillimin e mykut në djathë, lyeni djathin, aty ku është prerë, me shtresë të hollë të gjalpit.
2. Nëse keni përdorur vetëm gjysmën e qepës, pjesën e nbetur gjalpi e ruan të freskët, kurse njëkohësisht eliminon erën e qepës në frigorifer.
3. Pas pastrimit të peshkut, në duart tona mbetet edhe pas disa orëve era e pakëndshme. Atë mundeni ta largoni me gjalpë vetëm duke i lyer duart.
4. Që sa më lehtë të preni ushqimin që kapet (ngjitet) për thike, thikën e lyeni nga të dy anët me gjalpë.
5. Gjurmët nga uji në mobiljet e drurit, më së shpeshti të bëra nga gotat dhe filxhanat, do të zvogëlohen me lyerjen me gjalpë. Njollat lyeni me shumë gjalpë dhe leni disa orë, ashtuqë druri të thithë yndyrën, pas së cilës gjurmët do të bien më pakë në sy.
6. Nëse keni thonjë që thyhen lehtë, përpiquni ti rinoni me reçetën e “gjyshes” – thonjtë gjatë natës i leni të lyer me gjalpë dhe mbështjellni me folie të tejdukshme. Përbërësit e ushqyeshëm nga gjalpi ushqejnë thonjtë dhe ju jep shkëlqimin e duhur.
7. Situata e pakëndshme, e cila më së shpeshti vërehet te fëmijët, është flokët e ngatërruara me çamçakëz. Që ta largoni çamçakëzin nga flokët më lehtë dhe me më pak dhimbje, gërshetin e flokut lyeni me gjalpë, pas kësaj çamçakëzi do të shkëputet më lehtë nga qimet.