Këto janë 5 shenjat që tregojnë se jeni një mike shumë e mirë…
- Të gjithë gjithmonë kërkojnë këshillën tuaj, kur hasen në ndonjë problem. Me kujdes dëgjoni njerëzit dhe jeni shumë objektive, andaj edhe mendimi juaj është një faktor i rëndësishëm gjatë dhënies së ndonjë vendimi.
- Jeni person i besueshëm. Ju mund të mbani një sekret dhe kjo është një cilësi shumë e mirë e juaja. Kjo është arsyeja pse njerëzit kanë besim në ju, madje edhe në sekretet më intime.
- Ju nuk gjykoni. Ju jeni e vetëdijshme se secili ka jetën e vet që nuk mund të jetë në përputhje me pikëpamjet tuaja, por kurrë për shkak të kësaj ju nuk i largoni njerëzit e afërt.
- Ndershmëria dhe sinqeriteti janë në rend të parë. Asnjëherë nuk gënjeni, madje edhe nëse e dini se e vërteta mund të lëndojë një person tjetër. E vërteta është, fundja gjithnjë më pak e dhimbshme se sa gënjeshtra, dhe për këtë arsye miqtë tuaj ju vlerësojnë.
- Ju ruani miqësinë. Jeta sjell me vete shumë përgjegjësi dhe shqetësime që ndonjëherë nuk gjejmë kohë të mjaftueshme për socializim. Megjithatë, edhe në miqësi aplikohet rregulla e cilësisë apo kualitetit, dhe jo kuantitetit. Nëse ndonjëherë nuk mund të gjeni kohë për kafe, ju thjeshtë mund ta bëni ndonjë telefonatë për ta pyetur si është miku juaj. Ju i kushtoni rëndësi gjërave më me vlerë në jetën e tyre dhe pyesni se çfarë po ndodhë me ta. Prandaj, miqtë tuaj ndjehen më të dashur dhe j’ua kthejnë në të njejtën mënyrë.