Provoni dietën me tranguj dhe humbni  7 kg në 14 ditë

Nuk ka dyshime se dieta me tranguj është shumë efektive në humbjen e peshës pasiqë trangujt janë të pasur me fibra dhe ujë dhe janë njëra ndër pesë perimet më të mira për të humbur peshë.

Regjimi dietor kërkon ushqimet e listuara më poshtë të konsumohen çdo ditë:

  • 300g fruta të freskëta
  • 3 pjesë të bukës së bardhë apo 2 patate të pjekura apo të ziera (jo të fërguara)
  • 2 vezë të ziera apo 15g mish të bardhë në hell
  • Lëngje: çaj, kafe pa sheqer

Si shtesë, mund të konsumoni sallatë të freskët me tranguj apo të pini shejk nga trangujt mes vakteve të ushqimit.

Menyja e dietës së trangujve për një ditë

Mëngjes : sallatë me tranguj dhe 2 vezë të ziera shumë

Mes vakteve : 1 mollë të madhe, 1 pjeshkë apo 5 kumbulla

Drekë: bukë e bardhë dhe sallatë me tranguj

Mes vakteve: shejk nga trangujt

Darkë: sallatë frutash (300g)

Sallatë nga trangujt – Receta

  • 400g tranguj
  • 200ml kos apo jogurt
  • Kripë
  • Qepë të reja

Udhëzime: Pastroni trangujt dhe i preni në copa të holla, i shtojmë kripë dhe përziejmë. Pastaj i shtojmë jogurtin apo kosin, përziejmë, shtojmë qepën dhe sallata është e gatshme për konsumim.

Shejk nga trangujt – Receta

  • 1 mollë
  • Një grusht spinaq
  • 1 trangull
  • Xhenxhefil
  • 20g bajame apo arra

Udhëzime: Fusim në blender mollën, spinaqin dhe trangullin derisa të kemi nëj përzierje të butë, i shtojmë xhenxhefil dhe përziejmë sërish. Përzierjen e vendosim në një gotë të madhe, më pas i hudhim bajamet apo arrat mbi përzierjen. Ky smoothie është i pasur me minerale dhe vitamina, hekur, magnez, kalcium dhe fibra.

Shënim i fundit – mos e nënvlerësoni fuqinë e ushtrimeve të rregullta trupore, është mirë që gjatë dietës të ecni, vraponi, stërviteni apo të merreni me ndonjë hobi sportiv nëse dëshironi që të keni rezultate më të mira në humbjen e peshës.

kosovarja.ch