Kimioterapia i është caktuar para 6 muajve, kurse pastaj, gjatë kësaj kohe ka marrë çështjen në duart e saj.
Candice Mary Fox u shtang kur mjekët i thanë se për shkak të kancerit të gjëndrrave tiroide, i cili është përhapur edhe në organet tjera, ka, sipas vlerësimeve të tyre, vetëm edhe pesë vjet jetë.
Tani 31-vjeçarja, ka refuzuar kimioterapinë, e caktuar para 6 muajve dhe gjatë kësaj kohe çdo ditë ka ngrënë nga tre ananas në ditë, sepse ka dëgjuar se ai ndihmon në trajtimin e karcinomit. Gjithashtu, ka ngrënë grejpfrut, limon, papaja, molla, kivi dhe banane.
Përveç kësaj, gjatë trajtimit, nuk ka marrë proteina me prejardhje shtazore. Candice pohon se në afat prej vetëm gjashtë muaj, kanceri në fazën e katërt u zhduk pothuajse krejtësisht, kurse mjekët e habitur tani kanë konfirmuar se është shëruar plotësisht nga kanceri.
“U lirova nga kanceri duke e uritur atë. Mësova se bromelain nga ananasi, kivi dhe papaja shkatërron shtresën proteinike të kancerit. Proteinat nga produktet e kafshëve ushqejnë kancerin, dhe kur ha vakte të mëdha energjia ime përqëndrohet në tretjen e ushqimit, ashtuqë trupi nuk mund të shërohet.
Kam ngrënë ngapak fruta, që e kanë gërryer kancerin, kështuqë e hoqa qafe brenda gjashtë muajve. Tani nuk kam kancer, dhe jam shumë mirënjohës për këtë”, zbuloi Candice.
Candice Mary në vitin 2011 zbuloi një gungë mbi klavikulën e majtë, kurse analizat treguan kancer të gjëndrrave tiroide. Përkundër terapive, kanceri është përhapur në mëlçi dhe qafë, kurse qelizat para-kanceroze janë gjetur edhe në mushkëri. Mjekët sipas parashikimeve të tyre i kanë dhënë më së shumti edhe pesë vjet jetë.
Britanikja Candice, e cila atëherë jetonte në Australi, e kujton atë kohë:
„Unë kam pasur pesë vjet jetë apo gjashtë muaj për ta hequr qafe këtë sëmundje. Vendosa t’i tregoj të gjithëve se mundem vetëm. Kam filluar të ha shumë fruta, ndonjëherë merrja shtatë ditë vetëm fruta”, thotë gruaja.
Ka hulumtuar kancerin, ashtuqë ka filluar të ushqehet pothuajse ekskluzivisht me fruta dhe perime. Më së shumti ka ngrënë ananas për shkak të bromelainit, për të cilin thuhet se e “brenë” kancerin, kurse i ka larguar vaktet e rënda. Ka ndaluar përdorimin e produkteve kozmetike kimike dhe detergjentëve për pastrim, ka ndaluar pirjen e duhanit, por ka ndërmarrë edhe hapa për zvogëlimin e stresit në jetën e saj.
“Stresi, kimikatet dhe produktet ushqimore të kafshëve ushqejnë kancerin, kështu që i kam eliminuar”, thotë Candice.
Kur, pas gjashtë muaj shkoi për t’u kontrolluar, analizat kanë konfirmuar se pothuajse plotësisht është zhdukur kanceri.
Onkologu Mark Simon, drejtor i Institutit për hulumtimin e onkologjisë ushqyese, thotë:
“Ushqimi luan një rol të rëndësishëm, së bashku me ushtrimin e rregullt, qëndrimin pozitiv, madje edhe gjallërinë shpirtërore. Frutat si ananasi përmbajnë bromelain i cili është i njohur që ka efekt të mirë kundër kancerit”, konfirmoi eksperti.