-0.3 C
Priština
More

    Sindromi i “zemërthyerjes” është një gjendje reale fatale

    spot_imgspot_img

    Ndoshta mund të jetë hera e parë që dëgjoni për këtë lloj sindrome “Sindromi i zemërthyerjes”, por kjo është një gjendje e vërtetë e që mund të jetë fatale në disa raste.

    Fillimisht, kjo gjendje është quajtur Takotsubo Cardiomyopathy. Sot, i referohet stresit kardiomiopatik, apo sindromit rritës (ballooning syndrome).

    Sindromi “Broken Heart” është një gjendje e përkohshme që shkaktohet si rezultat i situatave të vështira, të tilla si vdekja e një personi të dashur. Njerëzit me këtë sindromë mund të ndjejnë dhimbje të papritur në gjoks, apo të mendojnë se kanë pasur ndonjë sulm në zemër. Këto simptoma mund të shkaktohen nga reagimi i zemrës si rezultat i hormoneve të stresit. Me këtë sindrom, një pjesë e zemrës suaj zgjerohet përkohësisht dhe nuk pompon sa duhet, ndërsa pjesa tjetër e zemrës është funksionale dhe me kontraktime ndoshta edhe më të forta.

    Simptomat:

    Simptomat e kësaj sindrome janë të shërueshme, dhe gjendja rikthehet në normale pas një jave kohë. Simptomat e kësaj sindrome mund të nxisin sulm në zemër. Simptomat e përbashkëta përfshijnë:

    • Dhimbje gjoksi
    • Gulçim
    • Rrahje të parregullta të zemrës
    • Plogështi e përgjithësuar

    Shkaqet:

    Shkaku i saktë i kësaj sindrome është i paqartë. Mendohet të jetë rritja e hormoneve të stresit, të tilla si adrenalina, e cila mund të dëmtojë përkohësisht zemrat e disa njerëzve. Se si këto hormone mund të dëmtojnë zemrën apo diçka tjetër, nuk është shumë e qartë. Një shtrëngim i arterieve të mëdha apo të vogla të zemrës mund të ndikojë shumë.

    Sindromi “Broken Heart” shpesh ndikohet dhe nxitet nga ndonjë ngjarje intenzive fizike apo emocionale.

    Sindromi “i zemërthyerjes” nuk është i ngjashëm me sulmin në zemër, sepse tëk sulmi në zemër kryesisht bëhet fjalë për një lloj mpiksje gjaku e cila bllokon arteriet kardiake e që shpiejnë në furnizimin e dobët të zemrës me gjak.

    Sindromi i “zemërthyerjes” ka ndikim më shumë tek femrat se sa meshkujt. Duket se shumica e njerëzve që kanë këtë sindromë, janë gra të moshës 50 vjeçare apo më të moshuara.

    Komplikimet:

    Në raste të rralla, sindromi i tillë mund të jetë fatal. Megjithatë, shumica që përjetojnë këtë sindrom, shërohen shpejt dhe nuk kanë efekte afatgjata.

    Komplikimet tjera të sindromës “së zemërthyerjes” përfshijnë:

    • Ndërprerje e rrahjeve të zemrës
    • Rrahje të shpejta apo të ngadalshme të zemrës
    • Grumbullim i lëngjeve në mushkëri (edemë pulmonare)

    Gjithashtu, ka mundësi që ky lloj sindromi të ju rishfaqet sërish në jetë, në rastet kur keni ndonjë goditje apo ngjarje stresuese.

    Trajtimi:

    Nuk ka udhëzime standarde për trajtimin e këtij sindromi. Trajtimi është i ngjashëm me trajtimin e sulmit të zemrës, derisa diagnoza është e qartë. Shumica e njerëzve qëndrojnë në spital, përderisa shërohen plotësisht.

    Pasi dihet shkaku i sindromës “Broken Heart”, mund të ju përshkruhen nga mjeku enzimë angiotensin, beta-bllokues apo diuretikë. Këto medikamente ndihmojnë në uljen e ngarkesës së punës të zemrës suaj, ndërsa ju mund të rikuperoheni dhe të ndihmoni në parandalimin e sulmeve të mëtejshme. Shumë pacientë rikuperohen plotësisht pas një apo dy muaji.

    Procedurat që përdoren shpesh për trajtimin e sulmit në zemër, të tilla si ‘balloon angioplasty’, vendosja e stend-it, apo edhe operimi, nuk janë të nevojshme për trajtimin e sindromit të zemërthyerjes. Këto procedura trajtojnë arteriet e bllokuara, të cilat mund të jenë edhe shkaku i paraqitjes së kësaj sindrome. Megjithatë, angiografia koronare përdoret shpesh për të diagnostifikuar saktësisht se cili është shkaku i dhimbjes së gjoksit.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...