3.6 C
Priština
More

    Çfarë mund të bëni nga xhinset e vjetra

    spot_imgspot_img

    Xhinset janë veshja më e dashur e burrave dhe grave në gjithë botën. Secili prej nesh ka xhinset e tij të dashura. Por, cfarë të bëjmë kur ato vjetërohen dhe s’mund t’i mbajmë më tepër?

    Një nga ditët tona më të ngrysta është dita kur shohim se duhet të ndahemi nga xhinset tona të preferuara. Nëse ju vjen keq t’i hidhni në shportë, shihni mundësitë që ofrojmë për rifunksionalizimin e tyre.

    Bëni mbështjellës për saksitë

    Në Yahoo voices kemi gjetur një ide të shkëlqyer për bërjen e mbajtëseve të saksive prej xhinsebve të vjetruara. Thjesht prejini xhinset në formë saksije, qepjani një varëse, vëreni saksinë brenda saj dhe vareni aty ku dëshironi.

    Shall teksasi

    Në blogun Thinkcrafts kemi gjetur ide fantastike për prerjen e një shalli nga xhinset e vjetra. Thejsht prejini xhinset në shiritë të hollë dhe thurini pastaj ato në formë gështenje derisa të bëhet një shall.

    Nënpjatëz

    Në fund po ju sjellim edhe një ide tërësisht kreative, e cila rekomandon që nga xhinset e vjetra të bëhen nënpjatëza për tryezën e bukës. Thjesht shtrijini xhinset dhe përpiquni të pritni pjesë sa më të mëdha prej tyre përreth xhepave. Kjo mund të shërbejë si vend ku mund t’i vendosni kompletet e lugëvepirunave në tavolinën e shtruar.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...