-0.3 C
Priština
More

    Ju pëlqen birra? Zbuloni se sa është me të vërtetë e shëndetshme!

    spot_imgspot_img

    Ka femra që e pëlqejnë birrën, por në numër më të vogël (apo ndoshta jo). Vendosëm që të shqyrtojmë shëndetshmërinë e birrës, kur është fjala për konsumimin te femrat dhe kemi mësuar fakte interesante.

    1. Birra është e mirë për lëkurën

    Siç edhe vetë ndoshta e dini, birra është një pije e pasur me kompleksin e vitaminave B – i cili është përgjegjës për bukurinë e lëkurës, forcën e muskujve dhe energjinë.

    2. Përmirëson funksionin e zemrës dhe e mbron atë

    Birra ul nivelin e kolesterolit të dëmshëm dhe rrit nivelin e atij të mirë, e cila reflektohet në formën e organizmit të shëndetshëm, sidomos të zemrës. Gjithashtu, përbërësit e saj e hollojnë gjakun, kështu që ka një rrezik të zvogëluar të trombeve që zakonisht çojnë në sëmundje të zemrës. Madje edhe shkencërisht është dëshmuar se gratë që pijnë birrë kanë një rrezik më të vogël të sëmundjeve kardiovaskulare.

    3. Është e shkëlqyer në luftën kundër lodhjes

    Siç kemi përmendur në fillim, birra është e pasur me të gjithë kompleksin e vitaminave B – veçanërisht birra e zezë, e errët, që do të thotë se përmban edhe vitaminë B12, e cila është përgjegjëse për formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Duke shtuar qelizat e kuqe të gjakut, rritet niveli i hekurit, kështu që nuk do të ndjeheni të lodhur dhe të rraskapitur – që janë ndër shenjat e para të anemisë.

    4. Përmirëson densitetin e kockave

    Këtu përsëri ndërhyri shkenca. Në fakt, në shumë studime, në të cilat janë përfshirë gratë që kanë pirë birrë dhe ato që nuk kanë pirë birrë, është dëshmuar se grupi i parë i grave (që kanë konsumuar birrë) kanë eshtra më të mirë dhe më të forta dhe se është zmadhuar dendësia e tyre. Prandaj, birra më së shumti i rekomandohet grave në menopauzë, sepse atyre i zvogëlohet densiteti i kockave.

    5. Si pije që hidraton

    Nëse keni nevojë për një dozë të energjisë, lirisht merrni një gotë birrë – asgjë nuk do të ju dëmtojë. Vetëm do të merrni energji, kurse trupi do të jetë i hidratuar. Birra në këtë rast është shumë më e mirë se sa uji, besoni apo jo.

    6. Si një kurë për ftohjet dhe grip

    Përveç kompleksit të vitaminave B, birra është e pasur edhe me kalcium, magnez dhe selen, si dhe antioksidantë që janë thelbësorë në ndërtimin e sistemit imunitar. Birra ndodhet në rangun e spinaqit, vajit të ullirit, arugulës dhe ‘chard’ zvicerrane. Një rol të rëndësishëm ka edhe humulus (hops).

    7. Ndikon pozitivisht në fryerje të stomakut

    Birra është e pasur me fibra, por kur krahasohen birra e çelët me birrën e errët – në këtë rast më e mirë është e errëta. Fibrat i nevojiten trupit dhe janë të shkëlqyer për pastrimin e zorrëve nga toksinat. Prandaj zvogëlohet fryerja dhe problemet tjera të stomakut.

    Birra është e shëndetshme vetëm kur konsumohet në sasi normale, ashtuqë nuk duhet ekzagjeruar. Kënaquni në ditë të ngrohtë dhe birrë të ftohtë!

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...