-2.1 C
Priština
More

    Cilat llaqe për thonjë janë të rrezikshme për shtatzaninë

    spot_imgspot_img

    Gjatë kohë është zhvilluar luftë që të bëhet i njohur dëmi i këtyre kemikaljeve dhe u është apeluar prodhuesve që t’i heqin këto kemikalje nga përbërja e llaqeve për thonjë. Në këtë drejtim janë arritur përparime të rëndësishme.

    Çfarë është aq e rrezikshme

    Touleni, formaldehidi dhe ftalatet janë tre substancat të cilat janë më të rrezikshmet në përmbajtjen e llaqeve për thonjë. Posaçërisht janë të rrezikshme për foshnjet të cilat rriten në barkun e nënës.

    Touleni ka prejardhje natyrale nga trungu i drurit. Gjendet në përbërjen e shumicës së llaqeve për thonjë dhe shërben si tretës. Është i rrezikshëm për frymëmarrjen – në vendin e punës, në gazrat që dalin nga makinat, llaqet, terpentinat, etj… Është i pastër, pa ngjyrë dhe ka aromë të fortë. Është i dëmshëm për sistemin nervor. Nësë shtatzënat kanë kontak me këtë kemikalje, mund të vijë deri tek ngadalsimi i rritjes së foshnjes, si dhe çrregullime në zhvillimin mental dhe fizik të fëmisë.

    Formaldehidi gjendet në përbërjen e shumë prodhimeve kozmetike dhe e kosniderojnë si kancerogjen kur është në masa të mëdha. Prodhimet kozmetike nuk guxojnë të përmbajnë më shumë se 0,2% formaldehid. Sot, për fat të mirë, si pasojë e presionit publik, shumica e prodhuesve të llaqeve për thonjë e heqin këtë përbërje nga prodhimet e tyre.

    Si përbërje fatale janë dibutylphathalatet (DBP), dimethylpthtalate (DMP) dhe diethylpththalate (DEP). Nësë këto gjera i lexoni në listën e përbërjes së prodhimeve kozmetike, përpiquni që gjatë blerjes së radhës ti shmangni. Mirëpo, vështirë së mund t’i shmangim tërësisht, sepse ndodhen edhe nepër lodra, paketimet e ushqimeve, kozmetikë, pra edhe në llaqet për thonjë.

    Ende nuk janë bërë shumë hulumtime në këtë fushë që të përcaktohet se sa është dëmi i këtyre prodhimeve në preparatet kozmetike.

    Femrave shtatzëna ju rekomandohet që t’i shmangin llaqet që në përbërjen e tyre i kanë këto tre kemikalje. Prodhuesit e njohur, siç janë Narsa, Chanel dhe OPI, i kanë larguar këto përbërje nga llaqet për thonjë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...