Entuziazmi i turistëve me shtëpinë e bukur është aq i madh sa që vazhdimisht qëndrojnë skaj saj që të fotografohen, dhe në fund përfundon me bllokimin e trafikut
Kur pikërisht në vitin 2000 u transferuan në shtëpinë e vogël në Loh Lomond në Skoci, Robert dhe Lizzie Burns filluan ta rregullojnë oborrin, i cili aspak nuk i pëlqeu.
Atëherë ata e quajtën „xhungël“ dhe çdo ditë e shfrytëzonin gjithë kohën e lirë që një pjesë të tokës të mbuluar me shkurre ta shndërrojnë në kopshtin e vogël të parajsës.
As që e mendonin se do të bien në dashuri me këtë hobi dhe rezultatet që kanë arritur, si dhe që për rregullimin e kopshtit do t’i përkushtohen për 16 vjet të plota!
Për fat të keq, Lizzie në ndërkohë ka vdekur, por Robert vazhdoi projektin e tyre të përbashkët, i cili tani është një atrakcion i vërtetë për turistët.
Entuziazmi i turistëve me shtëpinë e bukur është aq i madh sa që vazhdimisht qëndrojnë skaj saj që të fotografohen, dhe në fund përfundon me bllokimin e trafikut.
Kjo nuk duhet të na habit, pasi bëhet fjalë për një nga shtëpitë e rralla që është e fshehur me vazo të varura lulesh, gardhe lulesh, kaçuba shumë të bukura trendafilash, harmoni e bukur kopshti … Këtu është edhe një imitim i hekurudhës dhe trenit, vagonët e të cilit, natyrisht, përbëjnë vazot me lule.
“Në fillim isha i entuziazmuar me vëmendjen e madhe të turistëve, por tani jam mësuar. Madje edhe gjatë natës nga dritarja vërej shkrepje aparati në drejtim të shtëpisë dhe pyes veten pse fotografojnë shtëpinë kur jasht është errësirë e plotë. Por, ata e bëjnë vazhdimisht”, thot Roberti 75-vjeçarë për Daily mail.
Sot, në dyqanet lokale dhe sallone shiten suvenire me foto të shtëpisë së Burns-it. Kur u pyetën se cili është sekreti i tij në kultivimin tepër të suksesshëm të luleve, Burnsi i vjetër u përgjigj:
“Nuk mund askujt t’i jap këshilla. Ndonjëherë më duhen vite të mbaj mend emrat e bimëve që i kam mbjellë dhe për të kujtuar rradhitjen, e le më mënyrën e rritjes. Vërtet janë shumë”, zbuloi Robert Burns.