Për përmirësim dhe ndjenjë më të mirë, kemi mbledhur një listë të ushqimeve të shëndetshme dhe efektet e tyre emocionale.
Në rastet kur gjërat definitivisht nuk shkojnë si duhet
Pure patatesh
Këto përmbajnë kromium kimike, gjë që rrit nivelet e serotoninës së trurit. (serotonin=hormone i lumturisë).
Avokado
Përveç faktit se është i butë dhe i shijshëm, avokado është një burim i mirë i folateve për reduktimin e lodhjes, konkretisht acidit folik.
Bajame
Ka një arsye pse magneziumi i cili gjendet në bajamet, është përdorur për trajtimin e depresionit për rreth 100 vite. Gjithashtu, kanë efektedhe omega-3 acidet yndyrore që gjenden në arra.
Shalqiri
Këtu përgjigja është kaliumi, një mineral që ndihmon të mbajë presionin e gjakut të kufizuar.
Portokalli
Vitamina C është vërtetuar se ndihmon njerëzit në situata të vështira, siç janë testet e matematikës apo edhe të folurit në publik. Opsione tjera të ngjashme: boronica, dredhëza e fruta të tjerë.
Asparagus
Vitamina B do të ju qetësojë dhe do të ju mbajë në formë deri në veprimet tuaja të ardhshme.
Kur me të vërtetë keni nevojë për sasi të rekomanduar të gjumit
Kivi
E çuditshme, apo jo? Është efekti i serotonins që është treguar në hulumtimet se ndikon në përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe kohëzgjatjes së tij. Përfitoni nga ky rast dhe hani sa më shumë të mundeni.
Drithëra
Drithërat shkaktojnë prodhimin e insulinës, e cila rrit nivelin e sheqerit në gjak. Gjithashtu provoni: bollgur, oriz jasemini, bukë tërshëre.
Djathë
Provoni shembullin e Liz Lemon-s dhe hani nga një fetë djathë para gjumit. Kalciumi ndihmon në tru për prodhimin e melatoninës.