Diafragma përbëhet nga një diametër prej 4.5 deri 10 cm, në të cilën përmes një kupole është e vendosur një cipë e hollë prej gome. Kjo përdoret para marrëdhënies e cila vendoset thellë në vaginë dhe mitër duke u ndarë në dy pjesë, pjesën e sipërme, pjesën e sipërme ku ndodhet qafa e mitrës dhe pjesën e poshtme ku realizohet marrëdhënia seksuale. Kështu, mekanikisht parandalohet kalimi i spermës në zgavrën apo qafën e mitrës.
Kjo është efektive për parandalimin e shtatzënisë së padëshiruar vetëm kur përdoret me një kontraceptiv kimik (spermicid). Është gjithashtu e besueshme në mbrojtjen kundër sëmundjeve seksualisht të transmetuara.
Ekzistojnë madhësi të ndryshme të diafragmave, dhe është e nevojshme të zgjedhni llojin që ju përshtatet më së miri dhe që nuk bie te poshtë. Diafragma qëndron në vend falë elasticitetit të unazës vaginale dhe tonusit të vaginës. Ajo vendoset në vaginë gjashtë orë para raportit seksual dhe hiqet nga vagina 6- 24 orë pas marrëdhënies seksuale. Shpëlajeni diafragmën me sapun dhe ujë dhe vendoseni sërish në kutinë e saj origjinale.
Përparësitë e diafragmës:
- Përdoret vetëm kur është e nevojshme
- Mund të përsëritni përdorimin e saj, ndryshe nga prezervativi që ka vetëm një përdorim
Mangësitë e diafragmës:
- Madhësia
- Duhet të mbahet në vend (vaginë) të paktën 6-8 orë pas raportit seksual
- Ka gjasa të bjerë gjatë raportit seksual
- Vendoset vështirë dhe në mënyrë të komplikuar
- Duhet të aplikohet spermicid në diafragmë para çdo marrëdhëni
- Alergji ndaj spercidit apo materialit të diafragmës
- Jo e përshtatshme për femrat me prolaps të mitrës
- Mund të rritet niveli i infeksioneve të traktit urinar për shkak të presionit të uretrës
Pasi është paraqitur pilula në treg 60 vite më parë, diafragma përdoret shumë më pak. Nëse vendoset në mënyrë të duhur, siguria e saj është afro 94%.