0.5 C
Priština
More

    Zbokthi: 6 mënyra të natyrale për ta luftuar atë

    spot_imgspot_img

    Zbokthi mund të jetë një problem estetik dhe i bezdisshëm në të njëjtën kohë, mund të shkaktojë ndjesi të pakëndshme në lëkurën e kokës, të tilla si kruarje dhe djegie. Të shumë-përfolurët shamponeët anti-zbokth, shpesh përmbajnë substanca aktive për të luftuar zbokthin vetëm në sasi të vogla. Për këtë arsye, rezultojnë të paefektshëm.

    Në rast se nuk e keni zgjidhur akoma problemin me zbokthin, provoni të përdorni vazhdimisht një ose më shumë metoda natyrore, që ju pershtaten më shumë.

    1. Uthulla e mollës së egër

    Një nga mënyrat natyrore që mund të përdoret kundër zbokthit është uthulla e mollës së egër. Disa pika uthull hollohen me ujë të ngrohtë dhe ky locion përdoret për masazh në lëkurën e kokës para shamponit.

    2. Vaji i farave të lirit

    Një tjetër ilaç natyral që konsiderohet i efektshëm për të luftuar zbokthin është vaji i farave të lirit. Përdorimi i tij i vazhdueshëm, me disa pika, duke masazhuar lëkurën e kokës para shamponit ndihmon në lehtësimin dhe gradualisht zvogëlimin e problemit me zbokthin. Vaji i farës së lirit duhet të ruhet  në frigorifer, në mënyrë që vetitë e tij të mbeten të pandryshuara.

    3. Vaj ulliri dhe lëng limoni

    Në përpjekje për të larguar zbokthin, natyrisht mund të përdorni një maskë të përgatitur në shtëpi duke përdorur vaj ulliri dhe lëng limoni. Lëngu i limonit ndihmon në largimin e zbokthit prej lëkurës së kokës, ndërsa vaji i ullirit kontribuon në hidratimin dhe ushqimin e saj. Maska duhet të aplikohet në lëkurën e kokës para shamponit dhe duhet lënë për 30 minuta. Sasia e përbërësve: 2 lugë lëng limoni i freskët, 2 lugë vaj ulliri dhe dy lugë ujë.

    4. Aloe vera Gel

    Për të parandaluar formimin e zbokthit dhe për të lehtësuar kruarjen që shkakton ai, është e këshillueshme që të aplikohen në lëkurën e kokës sasi të vogla të gelit aloe vera para shamponit, duke e lënë atë të veprojë sa më shumë të jetë e mundur.

    5. Hithra

    Një locion me hithër mund të përgatitet në mënyrë që të pengohet shfaqja zbokthit. Përgatitja e tij është shumë e thjeshtë. Valojmë 250 ml ujë dhe shtojmë një lugë (gjelle) me lule të thata të hithrës, për 10-15 minuta. Kullohet dhe e lëmë të ftohtet para se të aplikohet në lëkurë. Për të lehtësuar aplikimin, e vendosim locionin në një  shishe spray.

    6. Vaj esencial Tea Tree

    Vaj esencial Tea Tree është konsideruar si më i dobishmi ndër vajrat esenciale. Në lidhje me zbokthin, vaji esencial Tea Tree është veçanërisht efektiv dhe është në gjendje për të shëruar lëkurën në tërësi. Testoni efikasitetin e këtij vaji, duke tretur vetëm dy pika nga vaji në sasinë e shamponit që përdorni zakonisht kur lani flokët.

    Shënim: Vajrat esenciale janë ekstrakte natyrore të koncentruar, shumë të fuqishme dhe për këtë arsye duhet të përdoren me kujdes dhe në sasi të vogla. Përdorimi i tyre nuk rekomandohet në praninë e plagëve dhe lezioneve të rënda të lëkurës.

    Te gjitha keto produkte i gjeni ne BioNatural Shop!

    bio-natural

    Anila Mirdita
    Dermo-esteticiene e certifikuar​

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...